Katër persona janë proceduar penalisht nga policia e Durrësit, për veprën penale “prishja e qetësisë publike”.
Policia njofton se të proceduarit për vendosjen e muzikës tej normave të lejuara janë dy dixhej, një pronar lokali dhe një menaxher, të dy subjekteve të ndryshme.
Burime policore bëjnë me dije se në pranga janë vënë shtetasit M. S., 32 vjeç dhe V. L., 45 vjeç, banues në Durrës, DeeJay dhe pronar i një resorti në lagjen nr. 13, te Shkëmbi i Kavajës, pasi kishin vendosur muzikë të lartë, si dhe shtetasit E. P., 31 vjeç dhe S. L., banues në Durrës, DeeJay dhe menaxher i një hoteli, po në të njëjtën lagje dhe po ashtu kishin vendosur muzikë të lartë.
Policia ka sekuestruar pajisjet që përdoreshin për të bërë muzikë në ambientet e këtyre lokaleve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme./Bl.Ba/Fjala.al