Agron Tufa akuza Gentiana Sulës: Ke shkelur ligjin që i ke dhënë dosjen e Camajt dhe Koliqit Auron Tares

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Publikimi i dosjes së shkrimtarit Martin Camaj dhe Ernest Koliqi nga studiuesi Auron Tare në të cilën thuhet se Camaj ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit edhe agjent i UDB-së, duke u përfshirë në veprimtari spiunazhi ka nxitur shumë debate.

Për këtë dosje studiuesi Ardian Ndreca tha se ka dalë në mënyrë të paligjshme.

Sakaq një ditë më parë, Kryetarja e Autoritetit për Informacion për Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, Gentiana Sula ka firmosur një urdhër hetimi.

Teksa paraditen e kësaj të shtune me anë të një postimi në rrjetin social, Profesor Agron Tufa shkruan se AIDSSH ka shkelur ligjin.

Sipas Tufës “Tare nuk plotëson një kusht të rëndësishëm, nuk është studiues, por enverist. Nuk ka asnjë punim shkencor apo libër. Është një bashkëpunëtor i shoqatës së Rustem Peçit dhe kaq.”

Postimi i plotë 

Zakonisht Autoriteti (AIDSSH) u kthen përgjigje kërkesave të studiuesve, maksimumi, pas një viti. Shiheni si vepron me Taren: më 26 maj 2020 ai bën kërkesë dhe më 2 qershor 2020 merr 2 dosje. Do të ishte interesante të dihej, psh, nëse kërkesat e të tjerëve të datës 26 maj, janë ndjekur me të njëjtën përparësi dhe kthyer përgjigje më 2 qershor, apo ky është një rast i përzgjedhur me dashuri? Sepse duhet thënë, që kërkesave që bënte ISKK, Autoriteti ose u përgjigjej pas 6 muaj – një viti, ose nuk u përgjigjej fare, për çka kemi pasur një sërë ankimesh në AIDSSH dhe në Raportet e veprimtarisë Vjetore në Parlament.
Auron Tare nuk plotëson një kusht të rëndësishëm, nuk është studiues, por enverist. Nuk ka asnjë punim shkencor apo libër. Është një bashkëpunëtor i shoqatës së Rustem Peçit dhe kaq. Kësisoj në këtë pikë Autoriteti ka shkelur ligjin.

Lexo edhe :  U plagos pas një konflikti për motive të dobëta, 28-vjeçari në gjendje kritike për jetën

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

“Blindohet” Shqipëria, zbuloni makinat e reja ushtarake

Shqipëria ndërmerr një hap të rëndësishëm në modernizimin e Forcave të Armatosura, sipas raportimit të Iveco Defence Vehicles. Së...

Bashkia mbyll 11 kilometra plazh, shkaku… dragoi blu!

Spanja ka dhënë alarmin ditët e fundit pas shfaqjes së një krijese të rrallë dhe të rrezikshme detare, e njohur si "dragoi blu", në...

Toni Kroos kritikon Bayernin: Duhej ta blije atë lojtar, është klas botëror!

Enzo Millot. Ky është lojtari, i cili sipas Toni Kroos duhej të blihej nga Bayern. Ish-kampioni i botës ka kritikuar ish-klubin e tij për...

90 minuta larg historisë, Shkëndija triumfon me përmbysje ndaj Ludogorets

Shkëndija e Tetovës ka korrur një fitore historike përballë Ludogorets. Kuqezinjtë e drejtuar nga Jeton Beqiri fituan me përmbysje në sfidën e parë, të...

Fenomen i rrallë, Hëna e zezë do të shfaqet këtë fundjavë

Një fenomen i rrallë që ndodh gjatë fazës së hënës së re do të shfaqet këtë fundjavë. Ai quhet 'Hëna e zezë', pasi hëna...

Lajme të tjera

Web TV