Auron Tare ironizon Mirela Kumbaron: Do të bëhet deputete në Përmet për hollandezin fluturues

Auron Tare ka ironizuar edhe me ish-ministren e Kulturës Mirela Kumbaro.

Ka qenë një postim i Kumbaros ditën e sotme në ‘Facebook’ që i kushtohet Përmetit dhe që promovon vlerat e këtij qyteti, ajo që e ka bërë Taren t’i kushtojë ish-ministres disa rreshta ironie.

Në postimin e saj Kumbaro ka sjellë një foto të pikturës së hollandezit të famshëm Edward Lear, i cili e ka përfshirë Përmetin në vizatimet, në prill të vitit 1857.

Ndërkohë Tare ironizon se ish-ministrja kërkon që të bëhet deputete me foto.

❗️Kur s’kishte Shqiperi, ama kishte Përmet
?Dy shembuj më poshtë dhe fol vetë pastaj!
?Dhe Përmeti është nga ato zona që ka tërhequr vëmendjen e tyre.
?Ja ku sjell sot një foto të pikturës së hollandezit të famshëm për ne Edward Lear i cili nuk e la Përmetin jashtë bllokut të vizatimeve të tij, në prill të vitit 1857
Mirela Kumbaro-Furxhi Ish Ministre e Kultures dhe Deputete want to be in Permet per Hollandezin Fluturues Edward Lear.me lot me lot ,” shkruan Tare në postimin e tij.