Tërmeti/ Nis dhënia e granteve në Durrës, Rama: Do paguhen të gjithë, një më një

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka nisur dhënia e granteve për rikonstruksionin dhe riparimin e banesave individuale në Bashkinë Durrës, të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama ku së bashku me ministrin për Rindërtim Arben Ahmetaj, kryebashiaken e Durrësit, Emirjana Sakon dhe prefektin e qytetit kanë dhënë lajmin e mirë për qytetarët e durrsak.

Me anë të një video të postuar në rrjetin social, Rama tha se 7449 familje do të përfitojnë drejtpërsëdrejti pagesat e granteve për riparimin e dëmeve të shtëpive, qeveria do të paguajë një për një të gjithë banorët në nevojë për riparime të dëmeve të tërmetit.

Gjatë fjalës së tij ai tregoi se për të arritur tek kjo ditë kishte insistuar shumë, madje shumë herë i kishte ngritur edhe zërin kryetares së Bashkisë së Durrësit.

Fjala e plotë

18 mld dollarë do të jepen për qytetarët që iu janë dëmtuar banesat. Ka filluar edhe puna për ndërtimin e shtëpive individuale. Në fillim të vjeshtës do hapen dyert e banesave. Sa për ato kolektive do të duket pak më shumë kohë. Ne nga ana jonë nuk po i lëmë asnjë gjë mangut. E di kryetarja sa jam interesuar unë. Herë me zë të moderuar, herë me volum të ngritur më ka mua ne vesh, edhe pse e di se është njësoj si të qërosh oriz se kjo punë ka shumë probleme. Rëndësi ka që kemi nisur dhe do ta mbyllim këtë plagë të tmerrshme që hapi 26 nëntori i vitit të shkuar shkuar. Kryesorja është çlirimi i financimeve, për faktet konkrete do flasin shumë shpejt, se ne jemi atdheu i Shën Thomait që po nuk prekëm nuk besojmë, ndaj do ju sigurojmë që t’i prekni vetë veprat”

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Zbulimi që befasoi shkencëtarët, çfarë gjetën nën akullnajat e Grenlandës

Një studim i publikuar në Nature Geoscience më 30 korrik 2025 ka zbuluar një ngjarje që ndodhi në 2014,...

Viti 1000, themelimi i Mbretërisë Hungareze

Në vitin 1000 (disa burime e vendosin në Krishtlindjen e vitit 1000, të tjera në 1 janar 1001), u kurorëzua Stefani I (István në...

Alimehmeti kërkon hapjen e PD: Pa një riformatim të vërtetë…

Një prej figurave më të votuara të opozitës në zgjedhjet e 11 majit, Ilir Alimehmeti, beson se Partia Demokratike duhet të riorganizohet dhe të...

Pensionet e reja, sa kohë kërkon miratimi i dosjes? Shkodra ka nivelin më të ulët

Çdo individ që mbush moshën e pensionit dhe përgatit dosjen për përfitim financiar, do duhet të presë një kohë të caktuar nga bërja e...

Bankat mëmë në Evropë: Shqipëria, shumë fitimprurëse!

Tregu bankar në Shqipëri mbart shumë potencial për zhvillim. Sipas një pyetësori të Bankës Evropiane të Investimeve, 75% e grupeve bankare të Evropës Qendrore,...

Lajme të tjera

Web TV