Në seancën e një dite më parë në Kuvendin e Kosovës nuk kanë munguar tensionet. E përfshirë në debate ka qenë edhe Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani, e cila ka ndërprerë seancën pas përplasjes me deputetin e LDK Xhavit Ukaj.
Me anë të një postimi në rrjetin social kryetarja e Kuvendit, shkruar se ka denoncuar deputetin e LDK-së në polici.
Osmani shprehet se Ukaj e ka kërcënuar fizikisht dhe me gjuhë banale të paprecedent.
Postimi i plotë
“Ndaj deputetit që më ka kërcënuar fizikisht dhe me gjuhë banale të paprecedent për një institucion si Kuvendi, kam hapur rast në polici. Shpresoj që organet e rendit të merren sa më shpejt me këtë rast, ndërkaq ne i kthehemi punës së Kuvendit të hënën në orën 14:00, sipas vendimit të Kryesisë së Kuvendit. Ka tema të rëndësishme me të cilat duhet të merremi, siç është menaxhimi i pandemisë dhe nuk lejoj asnjë person të papërgjegjshëm të më pengojë në kryerjen e detyrës zyrtare në përputhje me rregulloren e Kuvendit”, ka shkruar Osmani.
Bo.Ba/fjala.al