Gjirokastër/Gruaja e sëmurë tenton të presë damarët, rrezikon jetën e dy infermiereve

Një grua ka tentuar vetëvrasjen me thikë brenda ambienteve të spitalit, në Gjirokastër. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në spitalin rajonal të Gjirokastrës, “Omer Nishani”.

Burime për “Fjala.al” bëjnë me dije se shtetasja Elvira S., ka rrezikuar edhe jetën e dy infermiereve të cilat kanë tentuar ta shpëtonin atë.

U raportua fillimisht se gruaja, me probleme mendore, plagosi edhe dy nga infermieret e spitalit të cilat po i qëndronin pranë.

Infermieret megjithatë të ndihmuar edhe nga kolegët e tjerë, ia kanë dalë të neutralizojnë veprimin e rëndë të gruas.

Raportohet se Elvira S., që tentoi të priste damarët, vuante prej kohësh nga probleme të shëndetit mendor.

Ajo pasi mori ndihmën e parë në Gjirokastër, më pas është nisur drejt spitalit Psikiatrik të Vlorës./Bl.Ba/Fjala.al