Miratohet agjenda e takimit mes Vuçiç e Hotit më 16 korrik, Lajçak: U pajtuam për elementët kryesorë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dialogu Prishtinë – Beograd, i lehtësuar nga Bashkimi Evropian, u zhvillua të dielën në Bruksel përmes një video-konference. Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së Miroslav Lajçak, tha se është arritur pajtueshmëri për agjendën e takimit të radhës në Bruksel dhe elementet kryesore të procesit të dialogut.

“Jam i lumtur të them se pas Samitit të Parisit dhe takimit të sotëm midis Kosovës dhe Serbisë, dialogu i lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve është kthyer në rrugë të drejtë pash 20 muajsh. Si rezultat i takimit të sotëm, ne u pajtuam për elementet kryesore të procesit dhe agjendës së takimit tonë të radhës që do të mbahet të enjten në Bruksel. Falenderoj partnerët për angazhimin konsturktiv”, tha Lajçak.

Para fillimit të dialogut, Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, ka thënë se arritja e një marrëveshjeje është thelbësore për qytetarët e Kosovës dhe Serbisë dhe ajo duhet të jetë gjithëpërfshirëse, finale dhe ligjërisht obliguese.

“Jam i lumtur se po rifilojmë tani dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës permes video-konfetrencës për shkak të rrethanave. Mirëpres përkushtimin e të dyja palëve. Synimi ynë është i qartë, të rifillojmë punën serioze dhe të ngjeshur për normalizimin e raporteve mes dy palëve”, ka thënë një një video-porosi Borrell.

“Sot jam i shoqëruar nga përfaqësuesin i posaçëm i BE-së Miroslav Lajçak. BE-ja vazhdon të jetë e gatshme të mbështes dhe lehtësojë përpjekjet për të arritur një marrëveshje gjithpërfshirëse, finale dhe ligjërisht obliguese për normalizimin e raporteve. Një marrëveshje që adreson të gjitha çështjet e hapura. Një marrëveshje e tillë është kruciale për të ardhme më të mirë, për njerëzit në Kosovë dhe Serbi. Është thelbësore për perspektivën evropiane të tyre dhe për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit. E gjithë kjo është thelbësore edhe për Bashkimin Evropian”, ka thënë Borrel./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Madonna kërkesë Papa Leonit XIV: Vizito Gazën para se të jetë vonë

Mbretëresha amerikane e muzikës pop, Madonna, i është drejtuar me një kërkesë Papa Leonit XIV, lidhur me situatën e...

Delvina në flakë/ Dëshmia e banorëve: Situatë apokaliptike, po digjen shtëpi

Vijon të jetë kritike situata nga zjarri në rrethinat e qytetit të Delvinës. Ndërsa Report Tv ka siguruar pamje nga ‘mbretëria’ e flakëve që përpin...

Liberius, gjenerali i Romës që krahasohet me Cesarin dhe Napolon Bonapartin

Petrus Marcellinus Felix Liberius (rreth vitit 465–554) ishte një aristokrat romak i periudhës së vonë, i cili shërbeu për rreth shtatë dekada në poste...

Horoskopi ditor, 13 Gusht 2025

Dashi Ndikimi i planetëve do jete mjaft pozitiv sot. Do ndiheni mjaft mire ne krahët e atij qe dashuroni dhe çdo gjë do shkoje ashtu...

Plani sekret i Pentagonit, krijohet ushtria për protestat civile

Administrata Trump po vlerëson planet për krijuar një “Forcë Reagimi të Shpejtë për Trazirat Civile të Brendshme” të përbërë nga qindra trupa të Gardës...

Lajme të tjera

Web TV