Auron Tare për akuzat e Ardian Ndrecës: Të më tregojë pse e quanin Marku

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një nga ata që e kanë sulmuar shumë Auron Taren për këtë studim është akademiku Ardian Ndreca. Por reagimi Tares në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU vjen me një frazë të koduar. Sipas Tares, Ndreca duhet të tregojë pse e quanin Marku? Nuk kuptohet dhe deshifrohet kjo frazë, por duket se këtu ka diçka të koduar.

-Si i përgjigjeni akuzave të Ardian Ndrecës, sipas së cilit ju thjesht keni grumbulluar disa dokumenta dhe selektuar ato, shkrimi juaj s’ka asnjë fill logjik, nuk ka arsye historike përveç disa dokumenteve të pakontekstualizuara

Para 5 ditësh Ardian Ndreca doli, botoi një artikull ku shkrimin tim e hidhte poshtë në mënyrë kategorike. Vetëm pardje, po zoti Ndreca në News 24 më duket, pranoi me zë dhe me figurë që “Po është e vërtetë, Martin Camaj dhe Koliqi kanë bashkëpunuar me Shërbimet Inteligjente të huaja. Cilin Ndrec të besoj, atë para 5 ditësh apo këtë para dy ditësh?

-“Pastro më mirë pluhurat e koleksioneve të distiktivave me Maocedunin dhe bustet e Enverit se vetëm aty e gjen veten qind për qind. Sepse te Koliqi dhe Camaj ti nuk mbërrin kurrë.”

-Jemi në një shoqëri të hapur dhe zoti Ndreca ashtu siç shkruan aty, ashtu tallej dhe me Shvejgun. Një studiues që tallet me Shvejgun…

-Ç’ishte ajo Marku Marku se nuk e kuptova unë.

-Pyesni Ndrecën. Unë e quajta zoti Ardian Ndreca/Marku.

-Ç’domethënë?

-Pyete. Unë i bëra një pyetje publike, jeni zoti Ndreca apo zoti Marku?/Fjala.al/Ke.Ba

https://youtu.be/ja6oynIqoyA

Na ndiqni LIVE në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU

https://www.facebook.com/watch/?v=619708155339102

Të fundit

Chelsea ngre trofeun e Conference League, londinezët përmbysin Betisin brenda 45-minutave

Chelsea është fituesi i edicionit të katërt të Ligës së Konferencës, në të cilin që në fillimin e turneut...

Mahnitëse! Kur jahti 200 milionë dollarësh të kalon te dera e shtëpisë

Një superjaht luksoz në pronësi të miliarderit amerikan që e shndërroi Starbucks-in në një markë globale është parë duke kaluar nëpër një kanal shumë...

Shqiptarë, kujdes! Vesi jonë i keq në avion tani ndëshkohet me 70 euro

Turqia u ndalon pasagjerëve të ngrihen në këmbë përpara se të fiket shenja e rripit të sigurimit në avion, në të kundërt do të...

100 gramë kokainë dhe shkop bejsbolli në makinë, shqiptarët kapen mat në Itali

Tre të rinj shqiptarë u ndaluan nga karabinierët gjatë një operacioni antidrogë në periferi të qytetit, në Pesaro. Eefektivët ndërhynë në momentin që të dyshuarit...

Përdhunim, trafikim dhe prostitucion, konfirmohen 21 akuzat për vëllezërit Tate

Prokurorët në Mbretërinë e Bashkuar kanë konfirmuar për herë të parë se kanë autorizuar 21 akuza kundër Andrew dhe Tristan Tate, duke përfshirë përdhunim,...

Lajme të tjera

Web TV