A ka firmosur Camaj për të bashkëpunuar me Sigurimin e Shtetit? Debate për vërtetësinë e firmës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Intervista  e Auron Tares në emisionin “Hard Talk nga Roland Qafoku” në grupin mediatik “Fjala” ka shkaktuar reagime në rrjetet sociale.

Mbi dyshimet e njerëze për vërtetësinë e firmës së Martin Camajt kur kishte firmosur për të qenë bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit, Auron Tare iu përgjigj se firma ndryshon me kalimin e kohës.

Ndërkohë, Çezar Ndreu, një person që është rritur në kampet e përqendrimit në kohën e komunizmit dhe tani jeton në Amerikë, argumenton duke iu referuar deklaratave të Tares në emision se firma e Camajt nuk mund mund të ishte më e sofistikuar kur ishte 24 vjeç sesa kur ishte profesor.

“Na rezulton se firma e 1948 na qenka një firme e hedhur ne moshën 24 vjeçe dhe qenka më e sofistikuar dhe më cilësore , at kohe 24 vjec Camaj nuk ishte njeri i letrave dhe me graden  profesor”, shkruan Çezar Ndreu.

Studiuesi Auron Tare pak ditë më parë publikoi  një shkrim i cili shkaktoi shumë debat, për dy figurat e shquara të letërsisë shqiptare Ernest Koliqi dhe Martin Camaj.

Tare në shkrimin e tij, pretendoi se dy shkrimtarët Ernest Koliqi dhe Martin Camaj, kishin qenë bashkëpunëtorë të shërbimeve të huaja të inteligjencës.

Ky konstatim i studiuesit, ndezi polemikat ndaj këtyre dy figurave. Sipas tij këto të dhëna ishin marrë nga dosjet përkatëse të tyre të cilat ai i dispononte.

Të fundit

Prapaskenat e merkatos, Barcelona bën gati 5 largime në gusht

Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, nuk është në turneun aziatik të skuadrës, por po qëndron në zyrat e klubit....

S’ka më shitje në gropë, Rama paralajmëron reformën e madhe me ndërtimet

Qeveria shqiptare mendon se ka ardhur koha që projektet e rëndësishme në sektorin e ndërtimit të mos financohen vetëm nga kreditë bankare, por të...

Rusët nuk ndalen, breshëri dronësh dhe raketash mbi qiellin e Kievit

Ukraina u përball me një tjetër breshëri dronësh dhe raketash nga Rusia. Sulmet kanë vijuar në të gjithë vendin për të paktën gjashtë orë...

Berisha ka frikë nga kodi i ri penal: Nëse unë shaj Irena Gjokën… Janë ligje diktature!

I pakursyer në akuzat dhe denigrimin e njerëzve të drejtësisë, nga çdo paraqitje në SPAK si i pandehur për korrupsion, Sali Berisha u shfaq...

700 milionë lekë cash, SPAK godet dy ‘Exchange’, sekuestrohen pasuri

Dy kompani të njohura në fushën e këmbimit valutor në Tiranë, janë goditur nga Prokuroria e Posaçme, pas një hetimi nën dyshimet se kishin...

Lajme të tjera

Web TV