“Hapja e listave lajm i mirë”/Hajdari: S’ka shans njeri të më mbyllë derën e PD-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duke se politika në vend nuk po gjen qetësi për hapjen e listave. Deputetja Rudina Hajdari e ftuar në Reportv, u shpreh se vendimi i sotëm i Komisionit të Ligjeve dhe Legjislacionit për ta miratuar është një lajm i mirë.

Hajdari nënvizoi faktin se gjithçka duhet t’i lihet kohës dhe më e rëndësishmja është se duhet të ecim me hapa të sigurt.

Për Hajdarin askush nuk ka forcën dhe shansin të mbyllë derën e Partisë Demokratike.

Fjala e plotë

Natyrisht është lajm i mirë, e kemi pritur me entuziazëm. Opozita parlamentare dhe shumë qytetarë që na u bashkuan sot morën një lajm të mirë, por kemi ende kohë dhe normalisht dhe deri kur të votohen, nuk kam dëshirë që të shprehem shumë për këtë temë. Duhet t’ia lëmë kohës. Do të ecim me hapa të sigurta, por duke u sjellë shqiptarëve një risi të mirë, një gjë e prekshme, hapi i mirë për ndryshim dhe për këtë kemi synuar dhe uroj të ecim mbarë.

Brenda korrikut do e përmbyllim reformën zgjedhore, marrëveshja e këshillit politik risolli në sistem PD-në, pasi kishte një ngërç. Nga ajo tryezë nuk u arrit shumë. Nëse kërkesa ime do të ishte pranuar atëherë nuk do i kishim këto konflikte tani. Unë e firmosa atë marrëveshje (këshilli politik) për interesin e vendit, më pas të gjithë betejën e zhvendosa në parlamentin shqiptar

Por a ka frikë Rudina Hajdari nga ndonjë lëvizje e papritur që mund të bllokojë votimin e hapjes së listave në 30 qershor në parlament? “Uroj që të mos të ndodhë kjo. Nuk di të them, çfarë do të ndodhë, por di që brenda korrikut do ta realizojmë dhe nuk ka arsye për ta ndaluar këtë ndryshim të madh, po e bën parlamentin me përfaqësim më të drejtë. Nuk shikoj asgjë të keqe, nuk ka pse të mërzitet asnjëri, dhe mos mërziten kaq shumë

Partia Demokratike dhe opozita janë është pozicionuar kundër hapjes së listave dhe ndalimit të koalicioneve. Selia blu deklaroi sot se ndalimi i koalicioneve ishte qëllimi i Edi Ramës, pasi listat nuk u hapën plotësisht. Por Rudina Hajdari shprehet se çdo njeri që është kundër listave të hapura është kundër shqiptarëve. Madje, ish-kryetarja e grupit demokrat thotë se hapja e listave do të ndihmojë edhe opozitën.

Kjo është një çështje që të gjithë duhet ta mbështesim, do ta favorizonte shumë opozitën, vetëm me listat e hapura, duke injektuar pak demokraci, apo duke u lënë hapësirë lëvizjeve të reja…Nuk besoj se duhet të ketë kundërshtar për këto gjërat e mira. Kemi një qeveri që ka 7 vite në pushtet dhe po dështon në shumë aspekte, por nuk mund të kemi një fushatë për të ndryshuar karrige dhe pushtetin, duhet të kemi edhe zhvillim të ideve, argumenteve, njerëzve, që nuk synojnë thjesht pushtetin por alternativa të pastra.

Çdo njeri që sot ka dalë me variante të ndryshme, nuk i kam parë këto reagime me vëmendje, nuk jam marrë me këto zërat larg e poshtë, por nuk besoj se kanë qëllim të mirë. Kjo është arritje e madhe, por duhen parë detajet si do të bëhen. Në nenin 64 pika 3, ku do të vendoset si do të hapen listat, aty thuhet jo më pak se 2/3, që çdo parti nuk mund të lejohet që të mos hapë listat, ti e ke në dorë vetë nëse do i hapësh 2/3 apo 100%, ne kemi vendosur një tavan 2/3“.

Lexo edhe :  Presidenti Begaj në Mirditë: Formalizohet binjakëzimi me komunën arbëreshe

Hajdari sqaroi edhe garancinë për kuotën gjinore. “Nuk ka lidhje me vendet e para, dyta apo treta. Kjo ka lidhje, nëse do të kemi një listë, jemi një vend, që duhet të ruhet barazia gjinore, që unë mendoj se gratë duhet të garojnë jo të mbrohen nga kuotat, nuk duhet të kenë asnjë lloj…ka plot gra që mund ta marrin besimin. Por edhe ky si parim duhet ruajtur, por nuk ka të bëjë me momentin e renditjes.

Ajo që është e rëndësishme është që përpara se të votohet në Kuvend duhet të krijohet një komision, i ligjeve do të sigurojë detajet si do të aplikohet ky parim dhe çdo gjë që ka dalë sot duke e sulmuar, janë njerëz që duna të hedhin gjërat negative, që më vjen keq që merren me këto detaje dhe jo me arritjen dhe të bëhen pjesë e ndryshimit, mbështetet nga pjesa dërrmuese e shqiptarëve

Për mua është dera e parlamentit. Unë ka rëndësi të hyj në atë parlament duke u zgjedhur nga qytetarët jo duke u servilosur ndaj kryetarit. Edhe kryetari ka rol vendimmarrje. PD-ja është një parti që është themeluar që në 1990 dhe unë i kam qëndruar pranë që bebe dhe nuk mund të më ma mbyllë njeri derën, nuk ka shans, këtë ta harrojë. Ajo që mund të ndodhë është që PD-ja mund të ndryshojë, zgjerohet, por një gjë është e sigurt, dera e PD-së nuk mbyllet asnjëherë për Rudina Hajdarin.

Unë kuptoj që është një vit parazgjedhor dhe e kam thënë se në zgjedhjet e ardhshme do të kandidoj, por ende se kemi Përfunduar këtë betejën, në shtator do të kemi kohë për të folur si do të eci përpara dhe do të pozicionohem. Mendoj që do të ketë hapësirë dhe mundësi për të artikuluar diçka më të qartë në shtator

Ka shumë pakënaqësi dhe shumë njerëz që nuk duan as PS dhe as PD-në dhe ka boshllëk të madh në këtë hapësirë. Ka një elektoral gri që është goxha i madh dhe votuesit tradicional janë të zhgënjyer. Kjo të lejon që të mendosh si mund të krijosh një format që mund të thithë sa më shumë njerëz dhe të mos i zhgënjesh. Patjetër që mund të ketë një terren të tillë, por nëse i zhgënjen bëhesh si të tjerët… Kemi një ekip shumë të mirë, jam duke krijuar një ekip dhe kjo mund të shkojë drejt një lëvizje

Duhet t’ia lëmë kohës. Bashkëpunimi që do të kisha me njerëzit, nuk do të kufizoja asnjëri që ka dëshirë që të bëhet pjesë. Njerëzit kanë nevojë jo vetëm për një alternativë të re, por që kjo duhet të jetë një gjë e besueshme, një platformë që krijon mundësinë që shumë njerëz që duan të kontribuojnë të bëhen pjesë, të jetë reale dhe nëse do të dalë në zgjedhjet e ardhshme me listat e hapura, njerëzit ti votojnë, të jetë një format i besueshëm.

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

“Sunday Times”: 10 vendet më të mira për t’u vizituar në Shqipëri

Plazhe që rivalizojnë vendet fqinje, alpe, lumenj të egër dhe një kryeqytet të gjallë dhe artistik që do t’ju...

Reshje të dendura dëbore në Bogë-Qafe Thorë/ Trashësia e borës 60 cm

Teksa qyteti i Shkodrës është përfshirë nga reshje intensive shiu, në lartësitë mbi 800 m janë rikthyer reshjet e dëborës. Mjetet vijojnë pastrimin dhe kriposjen...

I vuri zjarrin/ Gruaja digjet për së gjalli nga emigranti në stacionin e metrosë

Një burrë është arrestuar në Nju Jork lidhur me vdekjen tragjike të një gruaje, e cila humbi jetën pasi u dogj në një tren...

“Problem, mbikualifikimi”/ Greqia dhe Italia, dy vendet ku shqiptarët emigrojnë më shpesh

Ndërsa Shqipëria prej dekadash po vuan nga rrjedhja e trurit, shtetet fqinjë, Greqia dhe Italia, ku kanë shkuar pjesa më e madhe e shqiptarëve,...

“Dorëzohet” SPAK, kërkon pushimet e çështjes ndaj babait të Arbër Çekaj

Për të dytën herë radhazi, SPAK i drejtohet Gjykatës së Posaçme me kërkesë për pushimin e çështjes penale ndaj Selim Çekajt, babait të Arbër...

Lajme të tjera

Web TV