Kombëtaret e moshave nisin grumbullimet 4-ditore në Durrës dhe Shkodër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nën-19-vjeçarët e Dedes, në Durrës, Nën-17-vjeçarët e Beqirit, në Shkodër, në program edhe nga dy miqësore. Kështu, Kombëtarja shqiptare e Nën-19-vjeçarëve, e drejtuar nga trajneri Nevil Dede ka filluar të martën grumbullimin dhe seancat stërvitore në qytetin e Durrësit.

Skuadra e Dedes do të ndjekë një program stërvitor prej katër ditësh, nga data 14, deri më 17 korrik 2020, ku ka të planifikuar edhe 2 sfida miqësore me Nën-19-vjeçarët e Apolonisë dhe Kombëtaren e Nën-18-vjeçarëve. Ky grumbullim do t’i shërbejë trajnerit Dede për t’u njohur me lojtarët e rinj si edhe për të parë nga afër gjendjen e tyre.

Stafi teknik i Kombëtares së Nën-19-vjeçarëve ka thirrur 25 futbollistë në këtë grumbullim dhe spikat fakti që shumica dërrmuese e tyre vijnë nga ekipet e kampionatit kombëtar të kësaj grupmoshe, Ndërkohë, edhe Kombëtarja kuqezi e Nën-17-vjeçarëve, e drejtuar nga trajneri Elvin Beqiri ka filluar grumbullimin dhe seancat stërvitore në qytetin e Shkodrës.

Edhe kjo skuadër do të ndjekë një program stërvitor prej katër ditësh, nga data 14, deri më 17 korrik 2020, ku ka të planifikuar edhe 2 sfida miqësore me Nën-17-vjeçarët e Vllaznisë dhe ata të Shënkollit. Stafi teknik i kësaj Kombëtareje ka thirrur në këtë grumbullim 24 futbollistë, nga të cilët ¼-ta e tyre vijnë nga klube jashtë Shqipërisë.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Konfirmohet vatra e dytë e murtajës në Korçë, pritet asgjësimi i rreth 200 krerëve

Është konfirmuar vatra e dytë e murtajës në qarkun e Korçës. Sipas informacioneve, vatra është konfirmuar në fshatin Shkozë...

Ish-kreu lokal i PD-së, Genc Deromemaj, emërohet në krye të Kadastrës së Vlorës

Ish-kreu i degës së Partisë Demokratike të Vlorës, Genc Deromemaj, është emëruar drejtues i ri i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës për qarkun e Vlorës. Deromemaj...

Ngjarje e rëndë gjatë punës / Humb jetën punëtori, pronari përfundon në pranga

Policia e Tiranës ka arrestuar një 65-vjeçar për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Ditën e djeshme, 65-vjeçari ka njoftuar shërbimet spitalore,...

Samiti në Hagë, Rama takon senatorët e grupit vëzhgues për NATO-n në Senatin Amerikan

Kryeministri i vendit, Edi Rama i pranishëm në Samitin e NATO-s, që mbahet në Hagë,  zhvilloi takime me senatorët e grupit vëzhgues për NATO-n...

Mourinho kërkon sulmuesin shqiptar, Fenerbahce ofron vetëm 5 milionë euro

Vedat Muriqi pritet të rikthehet në Superligën e Turqisë këtë sezon, por nuk do të jetë te Fenerbahce e Mourinhos. Beshiktashi e ka në...

Lajme të tjera

Web TV