Ndryshimet Kushtetuese/Nishani: Gangsteri provokon Perëndimin, NATO-n, BE dhe shqiptarët, të shohim nëse do e lejojnë

Pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese ka reaguar ish-presidenti i Republikës Bujar Nishani.

Ky i fundit thotë se fjala i ka mbetur parlamentit. Nishani e cilëson model putinian dhe thotë se ‘gangsteri’ ka vendosur të provokojë Perëndimin, NATO, BE dhe shqiptarët.

Postimi i plotë

“Gangsteri në krye të sektit grabitqar vetëquajtur “rilindsa”, ka vendosur të provokojë Perëndimin, NATO, BE dhe shqiptarët me implementimin e modelit putinian në Shqipëri.
Të shohim nëse Perëndimi, NATO, BE dhe shqiptarët do ta lejojnë ????….??”, shkruan Nishani.

Bo.ba/fjala.al