Drejtoresha e ISHSH-së shtrohet në Sanatorium, e infektuar me virus

Drejtoresha e Inspektoriatit Shëndetësor Shtetëror, Vjollca Braho ka rezultuar pozitive pas bërjes së testit për koronavirusin.

Mësohet se Braho ka shfaqur shenjat e Covid-19 prej afro10 ditësh teksa paraditen e kësaj të mërkure është transferuar në spitalin “Shefqet Ndroqi” i quajtur së fundmi edhe si spitali Covid-2.

Gjatë ditëve të fundit, Braho ka qenë pjesë e Task Forcës anti-Covid, grupet e kontrollit të zbatimit të protokollit ndaj pandemisë në terren.

 

Bo.Ba/fjala.al