Egbo: Vetëm Zoti nuk gabon, ndodh që të kemi luhatje nëpër ndeshje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tirana ka patur një tjetër përballje të martën, por këtë radhë, jashtë fushës së blertë, në mjediset e Federatës Shqiptare të Futbollit, teksa disa protagonistë bardheblu dëshmuan në Komisionin e Etikës.

Njëri prej tyre, krahas presidentit Refik Halili, kapitenit Erando Karabeci dhe portierit Ilion Lika, ishte edhe trajneri i Tiranës, Emanuel Egbo, i cili pohoi duke folur për mediat se takimi i parë i gjysmëfinales së Kupës së Shqipërisë me ballshiotët u luajt gabim nga ekipi i tij, por refuzoi që ndeshja të jetë fiksuar qëllimisht nga lojtarët apo klubi.

“Nuk mund ta fus një mendim të tillë te përfundimi, – ka këmbëngulur ai. –  Që kur kam marrë drejtimin e skuadrës deri tani kemi qenë një familje. Vetëm Zoti nuk bën gabime, njerëzit bëjnë. Një ndeshje luajmë keq, ndeshjen tjetër mund ta luajmë mirë.

Keni parë dhe vetë, pjesën e parë në shumë ndeshje, kemi luajtur keq, pjesën e dytë e kemi kthyer rezultatin. Kjo me Bylisin ishte thjesht një ndeshje që duhet ta harrojmë. Kemi ndeshjen e kthimit të mërkurën dhe urojmë ta fitojmë.” Nigeriani nuk pranon të komentojë mbi analizat që kanë bërë kompanitë e monitorimit të basteve.”

“Nuk e kam parë analizën ndërkombëtare, ne kemi bërë analizat tona, – ka thënë ish-portieri bardheblu. – Kemi shpjeguar çfarë kemi bërë mirë dhe çfarë nuk duhej të bënim. Jemi në rregull. Dënimi është në dorën e tyre, unë kam shpjeguar çfarë kam parë.

Kam besim se do luftojmë të mërkurën në fushë dhe do të japim maksimumin. Kemi shënuar një gol atje dhe do të aktivizojmë ata që janë më të mirët. Nuk mendoj për akuzat, mendoj si të jap 100%-shin kur të futem në fushë”, – ka përfunduar trajneri i Tiranës Emanuel Egbo./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Seanca konstituve dështoi, IKD: Letra e dorëzuar nga Kurti, nuk paraqet akt të dorëheqjes

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka reaguar pas dështimit të seancës së sotme konstituive të Kuvendit të Republikës...

Berisha në Vlorë: Lubi Balluku mori 50 milionë euro me tunelin e Llogarasë!

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha nga Vlora hodha akuza në drejtim të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku duke thënë se “mori...

Arrestohet William Levy, ja akuzat që rëndojnë mbi yllin e telenovelave meksikane

Aktori i njohur, William Levy, ka përfunduar në prangat e policisë amerikane. 44-vjeçari është arrestuar në Broward Country, Florida, për sjellje të pahijshme. Mediat e...

Zyrtare, Partizani firmos me ish-mesfushorin e Shqipërisë

Partizani ka njoftuar firmën me mesfushorin Herolind Shala. Pasi kaloi më sukses vizitat mjekësore, mesfushori 33-vjeçar ka nisur zyrtarisht aventurën me kryeqytetasit. Ish-lojtari i Shqipërisë...

“PD merr më pak vota se në 2021”, Dash Sula: Berisha injoroi kontributin tim në politikë!

Deputeti i opozitës Dashnor Sula vijon të "sulmojë" Kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha, pasi ky i fundit nuk e bëri pjesë të listave...

Lajme të tjera

Web TV