Ekskluzive/Sizmologu Rrapo Ormeni: Tërmeti ra në jug të Bilishtit, rajoni Korçë-Ohër është një zonë sizmike e njohur

Mëngjesin e kësaj të mërkure shqiptarët u zgjuan nga lëkundje tërmeti.

Gazetarët e grupit mediatik “Fjala” kontaktuan sizmologun e njohur Prof.Dr. Rrapo Ormeni për më shumë detaje.

Sizmologun Ormeni sqaroi se tërmeti ra në jug të Bilishtit me magnitudë 3.7 me intensitet 4 ballë dhe thellësi 7 kilometra.

Gjithashtu, sizmologu Ormeni sqaron se në Korçë kanë rënë një seri tërmetesh prej një viti, por që magnituda më e madhe ka qenë goditja kryesore me 1 qershore 2019 me magnitudë 5.3 Rihter.

Profesor Ormeni sqaron se zona Korçë-Ohër është një zone sizmike e njohur ku herë pas here dekadat e fundit janë gjeneruar tërmete të këtej niveli

Mëngjesin e sotëm në Korçë u ndjenë lëkundje tërmeti me magnitudë 3.7 me intensitet 4 ballë në jug të Bilishtit. Thellësia ishte 7 kilometra.

Ka një seri tërmetesh në Korçë prej një viti, por që magnituda më e madhe ka qenë goditja kryesore me 1 qershore 2019 me magnitudë 5.3 Rihter.

Goditjet e tjera kane qenë me magnituda më të vogla. Dihet se zona Korçë-Ohër është një zone sizmike e njohur ku herë pas here dekadat e fundit janë gjeneruar tërmete të këtej niveli” tha ndër të tjera sizmologun Rrapo Ormeni për Fjala.al.

la.mi/Fjala.al