Presidenti Ilir Meta ka publikuar një video ku shihet dhe dëgjohet teksa kryeministri Edi Rama shprehet se Partia Socialiste nuk do të ndërhyjë kurrë në Kushtetutë.
Përmes videos, Meta kërkon që të paktën të mbahet kjo fjalë, sikur edhe një herë të vetme, pasi nuk bëhet kijameti.
“Por askush të mos presë dhe të mos mendojë se Partia Socialiste do të ndërhyjë në Kushtetutë, siç ndërhyri katër vjet më parë.
Ne gjithmonë do të bëjmë gabime, por ajo që e dallon një forcë të re nga një forcë aventurash është se gjithmonë bëjmë gabime të reja dhe jo gabime të vjetra”, dëgjohet të thotë Rama në video./Bl.Ba/Fjala.al