Ndalimi i koalicioneve /Nishani: Në zgjedhje ka blloqe politike që garojnë të barabartë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bujar Nishani, ish-Presidenti i Shqipërisë i cili sot është kreu i Këshillit Kombëtar të PD është shprehur kundër ndryshimeve të njëanshme të Kodit Zgjedhor dhe Kushtetues për Listat e Hapura dhe ndalimin e koalicioneve.

Nishani u shpreh se Kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor nuk përfaqëson vullnetin politik të mazhorancës parlamentare, por atë të sovranit. Sipas tij, ndryshimet po bëhen pa konsensusin e opozitës dhe tregoi se në zgjedhje nuk ka mazhorancë dhe opozitë, por blloqe politike që garojnë të barabartë.

STATUSI NGA BUJAR NISHANI

Gangsterri në krye të sektit të hajnisë vetquajtur “rilindsa”, që e mbushi Parlamentin me trafikantë, vrasës e të dënuar ordinerë, që mbushi bashkitë e vendit me përdhunues, falsifikatorë e drogmenë, pretendoka të drejtën për të ndryshuar Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor me votat e tij, pa konsensusin e opozitës !!!!!

Kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor nuk jane ligje e legjislacion që përfaqësojnë vullnetin politik të maxhorancës parlamentare.

Kushtetuta e Republikës përfaqëson vullnetin e shumicës absolutet të sovranit, duke garantuar madje, të drejtat themelore të çdo minorance.

Kodi Zgjedhor përfaqëson vullnetin e barabartë politik të maxhorancës dhe opozitës pasi në proçesin zgjedhor nuk ka maxhorancë dhe opozitë por blloqe politike që garojnë të barabartë.

Gangsterri, në votimet më të fundit mori veç 15% të përfaqësimit popullor.

15%-shi, si sekti i hajnisë do t’ju imponojë vullnetin shqiptarëve mbi Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor ?

Shqiptarët kanë vetëm një alternativë për t’ja dhuruar gangsterrit në këtë “fakt të kryer”.

Le të shohim !

https://www.facebook.com/288438424538934/photos/a.679069102142529/3041914399191309/?type=3

Ka.Li/fjala.al

Të fundit

VIDEO: Klubi brazilian tallet me Interin pas fitores 2-0

Fluminense jo vetëm që fitoi kundër Interit në Kupën e Botës për klube, por luajti pa frikë dhe shfaqi...

Fshati që u zhduk nga thatësira

Në luginën e thellë mes vargmaleve Hindu Kush dhe Himalaje, në fshatin budist të Upper Mustang në Nepal, 3,962 metra mbi nivelin e detit...

Trump: Projektligji i shpenzimeve do të jetë më i madhi në histori

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, sot vizitoi qendrën e paraburgimit të migrantëve "Alligator Alcatraz" në Florida. Sipas mediave të huaja, Trump u pyet për "projektligjin...

Një komedi e shfaqur publikisht sot nga Sali Berisha

Nga Spartak Ngjela Saliu... Grabitësi më i madh i votave në Shqipëri; po i kërkon Evropës ndihmë për votën e lirë në Shqipëri.... hahahahaha. Një komedi e...

14-vjeçarja shqiptare bie nga ura 10 metra e lartë, ndërron jetë në spital

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Greqi, ku një 14-vjeçare shqiptare ka humbur jetën në spital pasi ka rënë nga një urë 10 metra...

Lajme të tjera

Web TV