Pranga 24-vjeçarit në Lezhë, kapet duke transportuar 11 sirianë drejt Kosovës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 24-vjeçar është vënë në pranga pasi u kap duke transportuar 11 sirianë drejt Kosovës.

Operacioni policor i koduar “Miloti”, u krye nga Sektori për Hetimin e Trafiqeve në DVP Lezhë.

”Në kuadër të masave të marra për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë dhe në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të bëra nga strukturat e DVP Lezhë, për vënien para përgjegjësisë ligjore të personave përgjegjës, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, pas informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas transportonte nga Tirana drejt Kosovës, disa shtetas nga vendet e treta, me qëllim dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, organizuan punën dhe finalizuan operacionin policor “Miloti”. Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: D. K., 24  vjeç, banues në Kodër Kamzë, Tiranë”, thuhet në njoftimin e policisë.

24-vjeçari u kap në aksin rrugor Milot-Rrëshen, duke transportuar me mjetin e tij, 11 shtetas sirianë, kundrejt fitimit, për të kaluar kufirin me Kosovën, në mënyrë të paligjshme, me destinacion final një nga vendet e BE-së.

Materiale hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprimet e mëtejshme.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

‘Letërsia mund të jetë një formë rezistence’, Lea Ypi flet me Elif Shafak

Kujtimet e Lea Ypi në librin e saj “Të lirë” evokojnë fëmijërinë e saj në Shqipëri, para dhe pas...

FOTOLAJM: Gjarpri më helmues i Evropës bëhet “pasagjer” në makinë

Gjarpërinjtë janë mjeshtër të fshehjes, por ndonjëherë përfundojnë në vendin e gabuar. Zakonisht, zjarrfikësit ndërhyjnë. Kjo është ajo që ndodhi të hënën në Buje...

Zjarrfikëset u vijnë në ndihmë 3 personave të bllokuar në Zagori

Tre persona mbetën bllokuar në fshatin Ndëran në Zagori të Gjirokastrës, teksa po eksploronin zonën kishin mbetur të bllokuar dhe njëri prej tyre ishte...

Vijon rrafshimi në kryeqytet, Edi Rama publikon pamjet

Prej korrikut, aksioni për lirimin e hapësirave publike ka vijuar me intensitet të lartë në të gjithë vendin. Ashtu sikurse dhe kryeministri Edi Rama dha...

Greqi/ Operacioni me 49 të arrestuar, një dhomë gjendet plot me armë

Një dhomë e tërë brenda një komisariati Policie në Greqi është e mbushur nga sendet e konfiskuara nga operacioni për shpërbërjen e mafies së...

Lajme të tjera

Web TV