Teuta, trajneri Martini: Gjasat përballë Kukësit, “50-50”, presioni, më i madh mbi ta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Takimi i kthimit të gjysmëfinales së Kupës së Shqipërisë, Teuta-Kukësi, luhet të mërkurën, duke nisur nga ora 20:45, në Stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit dhe, duke folur në prag të kësaj ndeshjeje, trajneri i bregdetarëve, Edi Martini, thotë se kjo është një ndeshje ndryshe nga ajo e kampionatit.

“Kupa ka specifikë tjetër, – thekson ai. – Është një ndeshje ku nuk lejohen gabimet dhe prandaj do të punojmë fort, sepse është një 90-minutësh shumë i rëndësishëm për ne. Ndeshja e parë është ndarë në barazim 0-0, kështu që shanset për kalimin e turit janë të barabarta.”

“Kemi përballë një skuadër shumë të mirë, prandaj, nga fillimi, deri në fund, duhet të jemi shumë të kujdesshëm”, – ka shtuar 45-vjeçari. Në një kapriçio të shortit, dy ekipet përballen 3 herë brenda dy javësh dhe, pas barazimit pa gola në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Kupës, Kukësi e fitoi 3-0 ndeshjen e kampionatit në fundjavë dhe trajneri shkodran i durrsakëve e pohon se kjo ishte e papritur. “Nuk e kisha menduar, me thënë të drejtën, sepse po bënim lojëra mjaft të mira, – thotë Martini. Megjithatë, janë gjëra që ndodhin.”

“U dënuam shumë shpejt me dy gola dhe kjo ndoshta na preu edhe këmbët, – ka vijuar trajneri i Teutës analizën e tij. – Pastaj, në pjesën e dytë, natyrisht, me daljen e dy lojtarëve me karton të kuq, nuk patëm forcë të reagonim. Megjithatë, na ndodhi përpara kësaj ndeshjeje, por i ndodh edhe ekipeve më të mëdha sesa ne. Sidoqoftë, duhet ta lënë prapa dhe të mendojmë për ndeshjen e Kupës.” Po cila skuadër është më e favorizuar në këtë ndeshje të kthimit? “Normalisht, në këto kushte që ne luajmë, pra, pa tifozë, ky rezultat është i barabartë për të dy ekipet”, – përgjigjet ish-futbollisti i njohur.

“Ne tentuam të shënonin në ndeshjen e parë me Kukësin (në “Elbasan Arena”), patëm raste, por nuk arritëm, – ka vijuar ai. – Tanimë shanset janë 50% me 50%, duhet të jemi vigjilentë deri në fund të ndeshjes dhe të mundohemi e të kërkojmë me çdo kusht që të kualifikohemi.” Teuta është në valle në të dy frontet për të arritur Evropën sezonin e ardhshëm, por Martini nuk i trembet një dështimi të dyfishtë këtë sezon. “Nuk e kam këtë frikë, në mënyrë absolute, – këmbëngul ai. – Unë e kam thënë edhe më përpara se objektivi i Teutës do të jetë Evropa dhe i jemi afruar edhe një hap më pranë.”

Lexo edhe :  “Babai im vrau nënën tim”/ Rrëfimi i trishtë i ish-yllit të Napolit

“Presim në fundjavë Partizanin, jemi 4 pikë përpara, janë edhe 3 ndeshje, – vijon trajneri shkodran. – Mendoj që jemi në rrugën e duhur në kampionat për të siguruar Ligën e Evropës, por, sidoqoftë, ne na ka ardhur një mundësi, një rast që shkruajmë edhe ne emrin tonë në historinë e Durrësit, ndaj kërkojmë me çdo kusht që ta arrijmë edhe në Kupë.” Martini e ka analizuar kundërshtarin dhe ia di pikat e dobëta, por dëshiron t’i mbajë pranë gjoksit “kartat” e tij. “Ne e kemi mëse të qartë se ku është pika më e dobët e kundërshtarit dhe habitem sesi prisni që t’jua them unë këtu”, – thotë ai.

“Ne e kemi në mendjen tonë, edhe pse kundërshtari ka disa pika të dobëta, të cilat ne do të mundohemi t’i shfrytëzojmë”, – shton trajneri i Teutës, i cili mendon se të dyja skuadrat janë nën presion. “Në qoftë se Kukësi i ka siguruar tashmë Kupat e Evropës, ne jemi me një këmbë në to, në prag të sigurimit të kësaj gjëje nëpërmjet kampionatit, – thotë Martini. – Jemi dy skuadra që kemi të njëjtin qëllim, që çdonjëra synon ta marrë këtë Kupë, pra, të shkojmë në finale. Unë them që ne dhe Kukësi jemi dy ekipe që e kemi merituar të jemi në këto vende ku jemi në renditje dhe në gjysmëfinale.”

“E thashë që kemi një ekip shumë të mirë. Presioni është njëlloj mbi të dyja krahët, madje mendoj që mund të jetë më i madh tek Kukësi, sepse ata janë një ekip që e kanë bërë ekipin për t’u shpallur “kampion” ose për të fituar Kupën e Shqipërisë. Ne ekipin e kemi bërë për të shkuar në Kupat e Evropës dhe, duke qenë se e kemi hedhur një hap në këtë drejtim, them që presioni është më i madh tek ata”, – ka përfunduar trajneri i Teutës, Edi Martini./B.l.Ba/Fjala.al

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV