Video/ Goditje në fytyrë dhe trup, 16 vjeçarja shqiptare gjendet e pajetë në rrugë

Një vajzë vetëm 16 vjeçare shqiptare është gjendur e pajetë në Greqi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Trikala, ku sipas mediave greke, vajza është gjetur e pajetë jashtë një kishe.

Sipas të dhënave të para u tha se kufoma e gjetur i përkiste një gruaje rreth të 30-ve, por më pas u verifikua se bëhej fjalë për një vajzë 16 vjeçare shqiptare që banonte në këtë zonë me familjen.

Sipas mediave greke 16-vjeçarja ka marrë goditje të shumta në fytyrë e trup. Policia deklaroi se të gjitha skenarët janë të hapura, por goditjet e shumta në trup dëshmojnë për një akt kriminal, gjithsesi do të jetë autopsia që do të thotë fjalën e fundit.

Trupi i pajetë i 16 vjeçares shqiptare u gjet mëngjesin e sotëm nga punëtorët e pastrimit të Bashkisë në oborrin e Kishës. Ajo banonte bashkë me familjen e saj në qendër të qytetit Trikala.

Familja dhe shokë të vajzës janë thirrur nga policia greke për t’u marrë në pyetje, deklaratat e të cilëve pritet të hedhin dritë mbi ngjarjen./Bl.Ba/Fjala.al