Arrestohet autori i dyshuar për vrasjen në Gjirokastër

Policia e Shtetit ka vënë në pranga autorin e dyshuar për vrasjen mbrëmë në Gjirokastër.

Kujtojmë se një 35-vjeçar nga komuniteti rom është vrarë mbrëmë në rrethana ende misterioze.

I riu është sjellë nga persona të panjohur në spitalin rajonal të Gjirokastrës, të cilët janë larguar menjëherë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen Zinxhira, ndërsa në trupin e tij mjekët kanë konstatuar plagë në kokë në zonë e ballit, që mendohet se i riu është goditur me sende të forta në kokë.

la.mi/Fjala.al