Kukësi ankohet për gjykimin në Kupë ndaj Teutës: Ja si u ndëshkuam

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Verilindorët shpërndajnë videon e dy rasteve të diskutueshme, që sipas tyre, vendosën fatin e takimit. Pas eliminimit nga Kupa e Shqipërisë, Kukësi ka shfryrë ndaj gjyqtarëve dhe, një njoftim të shkurtër, të shpërndarë për mediat dhe të shoqëruar me një video, klubi verilindor veçon, sipas tij, rastet e diskutueshme.

“Në një nga ndeshjet më të rëndësishme për ekipin tonë, protagonist bëhet sërish gjyqtari”, – shkruhet në njoftimin e Kukësit.

“Eliminimi në gjysmëfinalen e Kupës erdhi si pasojë e dy gabimeve të gjyqtarit të ndeshjes dhe ndihmësve të tij”, – shton njoftimi. Kështu, sipas Kukësit, “në minutën e 73-të Çyrbja i merr topin me faull mbrojtësit Krasniqi para syve të anësorit Bregasi, megjithatë nuk akordohet faull dhe nga ky aksion erdhi goli i barazimit.” Po kështu, vijon klubi verilindor, “pak minuta më vonë, krosimi i Kallakut gjen në pozicion jashtë loje mbrojtësin Rustem Hoxha i cili shënon me kokë, por për anësorin, goli ishte i rregullt.”

Pasi kishte barazuar pa gola duelin e parë në fushën e vet në “Elbasan Arena” para dy javësh, Kukësi vijoi të mundej në ndeshjen e kthimit të mërkurën në Durës përballë Teutës, duke u mundur 1-2 megjithëse kaloi i pari në epërsi. Kështu, e vetmja shpresë për trofe për verilindorët mbetet kampionati, ku matematika e mban në betejën për titull me Tiranën.

Të fundit

Janar-korrik mbi 100 mijë vizitorë në kalanë e Shkodrës

Nga muaji janar deri tani rreth 100.500 vizitorë në kalanë e Shkodrës. Kalaja e Rozafës është një prej kështjellave...

Draft-Kodi i Ri Penal, del foto e grupit të punës dy vite më parë në Drilon

Dy vite më parë, në Drilon, është zhvilluar një takim i rëndësishëm për hartimin e Kodit të Ri Penal, ku Grupi i Punës është...

Çfarë do të thotë “gjenocid”? Dhe pse intelektualët po e fajësojnë Izraelin?

“Me zemër të lënduar e them këtë, në Gaza po zhvillohet një gjenocid”, deklaroi David Grossman në intervistën e sotme me italianen La Repubblica. Shkrimtari më...

1980 – Masakra e Bolonjës: Akti më i rëndë terrorist në historinë moderne të Italisë

Më 2 gusht 1980, në orën 10:25 të mëngjesit, një bombë e fuqishme shpërtheu në stacionin qendror hekurudhor të Bolonjës (Stazione Centrale di Bologna),...

Pse Berisha po mbron Ilir Metën?

Nga Spartak Ngjela Vërtetë ky Berisha ka qenë president dhe kryeministër i këtij vendi për shumë vjet?! Mbrojtja që po i bën Saliu Ilir Metës, është...

Lajme të tjera

Web TV