Menaxheri Lala “zbulon kartat”: Lajpcigu, klubi i duhur për Milot Rashicën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Menaxheri i futbollistit të Verder Bremenit flet për destinacionin e mundshëm të 24-vjeçarit. Është shndërruar në fakt në një nga emrat më të përfolur të merkatos së verës dhe, me përfundimin e sezonit të Bundesligës, ku skuadra e tij, Verder Bremeni arriti të mbijetojë në nivelin më të lartë të kampionatit gjerman të futbollit, spekulimet për të ardhmen e tij kanë ardhur duke u shtuar.

Dhe këtyre zërave u ka dhënë më tepër shtysë vetë menaxheri i futbollistit të njohur të Kosovës, Milot Rashicës, dhe ish-futbollisti i shquar i kombëtares së Shqipërisë Altin Lala. I cituar nga mediat gjermane, ai pranoi se Lajpcigu i përshtatet më së miri stilit të lojës së 24-vjeçarit. Duke folur për një kanal televiziv pranë klubit të Verderit, Lala shtoi se Lajpcigu është një klub i aftë t’i bëjë lojtarët më të zotë.

Ndërkohë, sipas “Sport Bild”-it, Rashica ka refuzuar Milanin dhe Liverpulin dhe dëshiron të luajë për skuadrën e njohur gjermane. “Lajpcigu është një klub interesant, – ka pohuar Lala. – Trajneri dhe stili i tyre i lojës i përshtaten shumë mirë Milotit.

Përveç kësaj, ata janë një klub që i përmirësojnë futbollistët”, – përfundoi ish-futbollisti kuqezi. Verder Bremeni pranon ta shesë mesfushorin me tipare sulmuese për jo më pak se 20 milionë euro, ndërsa lista e klubeve që e kërkojnë është mjaft e pasur.Ka.Li/fjala.al

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV