Nga Barack Obama te Kim Kardashian e Kanye West, vidhen llogaritë në Twitter

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Hakerimi është një nga përpjekjet për të shfrytëzuar një sistem kompjuterik ose një rrjet privat brenda një kompjuteri. Në ditët e sotme është një nga fenomenet më kërcënues në lidhje me të dhënat personale dhe identitetin. Qasja e paautorizuar bëhet për një qëllim të paligjshëm.

Prej ditës së sotme, vjedhja e llogarive në Twitter të disa prej personaliteteve më të rëndësishëm në botë është kryelajmi i mediave dhe rrjeteve sociale.

Llogaritë në Twitter të ish-presidentit Barack Obama, të yllit Kim Kardashian dhe bashkëshortit të saj Kanye West, të miliarderit të Tesla-s Elon Musk, të Bill Gates e plot të tjerëve janë vjedhur.

Përmes postimeve në rrjetet sociale, kanë reaguar zyrtarisht edhe disa prej “viktimave” të këtij sulmi kibernetik, si Elon Musk apo Barack Obama.

Pas ngjarjes, ka ardhur edhe reagimi zyrtar i zëdhënësit të Twitter-it që është shprehur se gjithçka po shihet me shumë prioritet dhe kujdes.

“Kemi të bëjmë me një sulm të koordinuar të inxhinierisë sociale, nga njerëz që arritën me sukses tek disa prej punonjësve tanë me akses në sistemet dhe mjetet tona të brendshme.

Ne dimë se sulmi është përdorur për të marrë kontroll të disa llogarive të verifikuara”, është shprehur ai./Sa.Ka/Fjala.al

Të fundit

“Blindohet” Shqipëria, zbuloni makinat e reja ushtarake

Shqipëria ndërmerr një hap të rëndësishëm në modernizimin e Forcave të Armatosura, sipas raportimit të Iveco Defence Vehicles. Së...

Bashkia mbyll 11 kilometra plazh, shkaku… dragoi blu!

Spanja ka dhënë alarmin ditët e fundit pas shfaqjes së një krijese të rrallë dhe të rrezikshme detare, e njohur si "dragoi blu", në...

Toni Kroos kritikon Bayernin: Duhej ta blije atë lojtar, është klas botëror!

Enzo Millot. Ky është lojtari, i cili sipas Toni Kroos duhej të blihej nga Bayern. Ish-kampioni i botës ka kritikuar ish-klubin e tij për...

90 minuta larg historisë, Shkëndija triumfon me përmbysje ndaj Ludogorets

Shkëndija e Tetovës ka korrur një fitore historike përballë Ludogorets. Kuqezinjtë e drejtuar nga Jeton Beqiri fituan me përmbysje në sfidën e parë, të...

Fenomen i rrallë, Hëna e zezë do të shfaqet këtë fundjavë

Një fenomen i rrallë që ndodh gjatë fazës së hënës së re do të shfaqet këtë fundjavë. Ai quhet 'Hëna e zezë', pasi hëna...

Lajme të tjera

Web TV