EKSKLUZIVE/ Ngjiten në Superligë, Kastrioti e Apolonia në një vit suksesi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Apolonia dhe Kastrioti janë të kualifikuarat e para për sezonin e ardhshëm të Kategorisë Superiore në vendin tonë. Ndërsa djemtë nga Kruja e kishin shumë të lehtë të bënin diferencën që në ndeshjet e para me skuadrat e Veriut, Apolonia ishte në një garë të vazhdueshme për fitoren e saj me ekipet e Jugut.

Nga Katerina Tafa

Kastrioti dhe Apolonia janë dy skuadrat që ia dolën më së miri në Kategorinë e Parë të futbollit shqiptar. Ekipi nga Kruja dhe ai nga Fieri sezonin e ardhshëm do të jenë pjesë e elitës së futbollit shqiptar, Superligës.

Kastrioti ia ka dalë të triumfojë në Kategorinë e Parë A, pra atë të skuadrave të Veriut, duke lënë pas vetes emra, si Besëlidhja apo Korabi. Ndonëse këta emra bënë një performancë të mirë, ekipi i Krujës e ka nisur që në fillim kampionatin me rezultate të mira dhe ka mbajtur diferencë pikësh me rivalët.

Ndërsa Apolonia, nga ana tjetër, që ia ka dalë të triumfojë te Kategoria e Parë B, kishte një garë shumë të fuqishme me Pogradecin dhe Lushnjën gjatë gjithë këtij sezoni.Të dyja këto skuadra kanë treguar potencial dhe këmbëngulje, duke mos i lënë aspak hapësirë ekipit fierak që të shkëputej në rezultate.

Pavarësisht garës së madhe dhe të fortë me ekipet në fjalë, Apolonia ia ka dalë të marrë triumfin dhe të sigurojë vendin e saj në Kategorinë Superiore.

Ndërsa sfida kryesore për të dy këto klube tashmë është që sezonin e ardhshëm të arrijnë të mbijetojnë, duke ditur që përballë do të kenë skuadrat dhe lojtarët më të mirë që operojnë në futbollin e vendit tonë.

Në një intervistë për gazetën “Fjala”, një nga lojtarët më të mirë të Kastriotit, Taulant Marku, dhe kapiteni i ekipit të Apolonisë, Eljon Sota, kanë folur për këtë arritje dhe çfarë pritet të ndodhë më tej.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Ndalon jahti gjigant i miliarderit gjerman në Durrës

Në portin e Durrësit është ndalur jahti gjigand i manjatit gjerman Reinhold Wurth. Ky superjaht me gjatësi 85 metra...

Vuçiç: Falenderoj Ukrainën që nuk e njeh Kosovën! Rusia? Nuk e kam tradhtuar

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç deklaroi se pati takime shumë të suksesshme në Odessa dhe se falënderoi Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për respektimin e plotë...

Trump zbulon “Kartën e Artë”, hapen rezervimet për shtetësinë amerikane

Donald Trump ka prezantuar këtë të enjte Kartën e Artë, duke thënë se rezidenca e përhershme në SHBA tani është në shitje për 5...

12 Qershor 1999, dita kur Kosova mori frymë e lirë

Nga Leonard Veizi Avionët e NATO-s pushuan inkursionet e tyre ajrore. Qitjet precize ndaj infrastrukturës ushtarake serbe u ndalën. Mbi qiellin e Kosovës nuk dëgjohej...

Flasin ekspertët: Ja pse u rrëzua avioni me 242 persona në bord

Pas aksidentit tragjik në Ahmedabad të Indisë, ku një avion i Air India me 242 persona në bord u rrëzua pak minuta pas ngritjes,...

Lajme të tjera

Web TV