“Hetoni vdekjen e 16-vjeçares”, Komiteti Shqiptar i Helsinkit dhe Unioni i Gazetarëve Shqiptarë thirrje autoriteteve greke

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Greqinë dy ditë më parë, ku një 16-vjeçare u gjet e vdekur në oborrin e një kishe në Trikala.

E reja, Maria Hyseni, u gjet me goditje të rënda në fytyrë dhe trup dhe ende nuk është zbardhur shkaku zyrtar i vdekjes.

Ndërkaq, Komiteti Shqiptar i Helsinkit dhe Unioni i Gazetarëve Shqiptarë i kanë bërë thirrje publike autoriteteve greke për hetimin e plotë, objektiv dhe të gjithëanshëm të vdekjes së 16 vjeçares.

DEKLARATA E PLOTË- Tiranë, më 17 Korrik 2020

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) dhe Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë (UGSH), fillimisht i shprehin ngushëllimet e sinqerta familjes dhe të afërmve të viktimës 16 vjeçare me origjinë shqiptare, e cila është gjetur pa jetë dhe e masakruar para dy ditësh, në oborrin e një kishe në qytetin Trikalla të shtetit Grek.

Sipas të dhënave të publikuara në media, viktima e mitur është gjetur me goditje të rënda në trup dhe fytyrë, aq sa fillimisht ka qenë e pamundur identifikimi i saj.

KShH dhe UGSH nisur nga kjo ngjarje e rëndë, por pa patur qëllim të paragjykojnë hetimin e mëtejshëm të çështjes dhe zbardhjen e saj, i bëjnë thirrje Ministrisë tonë për Evropën dhe Punët e Jashtme që këtë rast të dhimbshëm dhe tronditës ta ndjekë me precedencë. Me anë të komunikimit në rrugë zyrtare dhe diplomatike, i bëjmë thirrje Ministrisë të interesohet dhe të kërkojë nga autoritetet kompetente greke informacion paraprak, si dhe zhvillimin e një hetimi te plotë, objektiv, të paanshëm dhe të gjithëanshëm nga organet e drejtësisë penale greke, me qëllim që të sqarohen rrethanat e vdekjes së viktimës dhe vendosjes para përgjegjësisë penale të personave ndaj të cilit/cilëve rëndon një dyshim i arsyeshëm i bazuar në prova.

Lexo edhe :  Gjykata lëshon urdhër: Albin Kurti duhet të dëshmojë më 4 mars në Prokurorinë Speciale!

Kjo kërkesë është adresuar gjithashtu edhe nga avokati grek i familjarëve të viktimës, i cili ka kërkuar nga autoritetet greke të ekzaminojnë provat plotësisht, pa vonesë dhe me hapat e duhur të siguruar nga teknologjia moderne, në mënyrë që çështja të hetohet në thellësi dhe për të zbuluar të vërtetën.

KShH dhe UGSH, marrin në konsideratë në këtë reagim publik, vonesat dhe mangësitë e vërejtura në të kaluarën në disa raste, në hetimin dhe vendosjen para përgjegjësisë penale të autorëve të krimeve kundër jetës të ndodhura në Greqi, kur viktimë e tyre kanë qenë shtetas shqiptarë, një pjesë e të cilave vijojnë të jenë të pa zbardhura, për shkak të zvarritjeve, mungesës së hetimit të plotë apo edhe fshehjes së provave që në fazën paraprake të hetimit.

Gjejmë rastin të përmendim këtu çështjen e familjarëve të shtetasit shqiptar që humbi jetën para shumë vitesh në Greqi, rasti Gjikondi dhe të Tjerë kundër Greqisë, ku në Dhjetor të vitit 2017, Gjykata e Strasburgut vërejti se kishte patur shkelje të garancive procedurale të nenit 2 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut që garanton të drejtën e jetës, se familjarëve të viktimës nuk ju ishte mundësuar një hetim në masën e kërkuar për vdekjen e të ndjerit, se autoritetet greke nuk kishin trajtuar çështjen me kujdesin e duhur dhe se nuk ishte marrë në shqyrtim nëse ekzistonte ose jo një motiv racist për kryerjen e kësaj vepre.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit

Unioni i Gazetareve Shqiptare

Ka.Li/fjala.al

Të fundit

Të gjitha sinjalet se një luftë mund të jetë e afërt!

BBC Udhëheqësit e BE-së do të mblidhen sot në Bruksel në një samit të posaçëm për mbrojtjen, pasi presidenti i...

Görlach Global: Tajvani, Trumpi dhe “loja e madhe e pokerit”

Tajvani është në ankth për mbështetjen e SHBA: A do ta mbrojë Trumpi ishullin apo do ta sakrifikojë në një ‘marrëveshje’ me Kinën? Varet...

Macron: Do bisedoj me aleatët për mbrojtjen e Evropës me parandalimin bërthamor francez

Presidenti francez, Emmanuel Macron deklaroi se do të diskutojë me aleatët evropianë mundësinë e përdorimit të parandalimit bërthamor të Francës për të mbrojtur kontinentin...

Shpëton nga helmimi 7-vjeçarja në Shkodër, pas tragjedisë, familja bëhet me një vajzë

Vajza 7-vjeçare nga Shkodra e helmuar nga ilaçi i minjve i shpëton vdekjes. Pas 10 ditësh në terapi intensive në Reanimacionin e Pediatrisë në...

Si do të deklarohen të ardhurat dhe llogaritet tatimi për të vetëpunësuarit

Nga 1 janari 2025, të vetëpunësuarve të profesioneve të lira që fitojnë 80% të të ardhurave bruto një 1 klient do të kenë detyrimin...

Lajme të tjera

Web TV