Kosovë/ Rritet numri i të prekurve me C*vid-19, 103 raste të reja në 24 orët e fundit

Vijon të rritet me ritme të larta numri i të prekurve me koronavirus në Kosovë.

Në njoftimin zyrtar është bërë me dije se në 24 orët e fundit kanë vdekur 6 pacientë me Covid-19 ndërsa janë konfirmuar edhe 103 raste të reja.

Ndërsa lajmi i mirë është se janë shëruar totalisht edhe 95 pacientë me koronavirus në Kosovë, duke e çuar në 2,640 numrin total të të shëruarve.

Me rritjen e sotme numri i përgjithshëm i viktimave nga koronavirusi ka shkuar në 124 që prej fillimit të shpërthimit. Ndërsa të infektuar numërohen 5,472 persona ku mes tyre raste aktive janë 2.708. Ka.Li/fjala.al