PD-ja këmbëngul: Ja nenet që shkelen në marrëveshjen e 5 qershorit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Demokratike reagoi përmes sekretarit të saj të përgjithshëm, Gazmend Bardhi, lidhur me deklaratat e kryeministrit Edi Rama në seancën plenare të mbajtur sot. Në një deklaratë për mediat, Bardhi listoi sipas tij, faktet që ndryshimet njëanshme kushtetuese zhbëjnë marrëveshjen e 5 Qershorit.

”Edi Rama gënjeu prapë sot. Ndryshimet e tij të njëanshme kushtetuese i eliminojnë koalicionet dhe prishin marrëveshjen e 5 qershorit. Nuk ka asnjë mënyrë që Edi Rama të miratojë këtë marrëveshje pa e ndryshuar, siç gënjeu edhe sot. Duke eliminuar koalicionet, siç parashikohen sot me Kushtetutë dhe në Kodin Zgjedhor, Edi Rama e zhbën këtë marrëveshje.” – tha Bardhi.

Më tej ai solli argumentet nen për nen për mënyrën se si ndryshimi i Kushtetutës do të kërkonte logjikisht ndryshimin e marrëveshjes. Bardhi argumentoi se Neni 68 i Kushtetutës aktualisht parashikon se: “Kandidatët për deputetë paraqiten në nivel zone zgjedhore nga partitë politike, koalicionet zgjedhore të partive politike, si dhe nga zgjedhësit.”

Ndërsa, nga ana tjetër, sipas nismës së re, Komisioni I Ligjeve e riformulon nenin 68 të Kushtetutës, si më poshtë: “Kandidatët për deputetë paraqiten në nivel zone zgjedhore nga partitë politike ose nga zgjedhësit.” “Është fare e qartë se ndërhyrja e njëanshme në Kushtetutë prej Edi Ramës e prish marrëvëshjen e 5 qershorit”, – pohoi Bardhi.

Më tej ai sqaron se drafti i dakordësuar mes partive politike parashikon se “partitë pjesëtare të koalicionit të garojnë me lista shumemërore të veçanta”. Pra, marrëveshja, jo vetëm lejon koalicionet parazgjedhore, por u jep mundësinë partive politike brenda një koalicioni të garojnë me lista të veçanta.

“Për partitë pjesëtare të koalicionit që garojnë me lista shumemërore të veçanta, numri i kandidatëve në listën shumemërore nuk mund të jetë më i vogël se gjysma e numrit të mandateve që do të zgjidhen në zonën zgjedhore përkatëse, shtuar dy.” Por, sipas Bardhit, ndryshimet e reja i detyrojnë partitë të garojnë me një listë të përbashkët dhe jo siç është dhënë dakordësia në marrëveshjen e 5 qershorit.

Lexo edhe :  Veliaj: Emrat e rrugëve, kujtesë për brezin e ardhshëm

Sipas Bardhit, një tjetër nen i dakordësuar në marrëveshjen e 5 qershorit që zhbëhet nga ndryshimet kushtetuese është neni 36. Aty thuhet shprehimisht se “Në rastin kur është shteruar lista e kandidatëve të partisë politike, anëtare e një koalicioni, mandati i kalon partisë së koalicionit me herësin më të lartë.”

Pra, faktet tregojnë se Edi Rama ka rënë dakord dhe Partia Socialiste ka firmosur më 5 qershor, që jo vetëm të vazhdohet me koalicionet parazgjedhore, por gjithashtu që një parti politike, pjesë e një koalicioni parazgjedhor, të paraqesë listën e vet të veçantë.

“Me prishjen e marrëveshjes së 5 qershorit, ai po kërcënon rëndë stabilitetin e vendit dhe të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Opozita e Bashkuar mbështet plotësisht qëndrimet e qarta të sekretarit amerikan të Shtetit, përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian, komisionerit për Zgjerimin dhe Bundestag-ut, si dhe rikonfirmon se i qëndron plotësisht kodifikimit pa asnjë ndryshim të dakordësisë së 5 qershorit.”- theksoi përfaqësuesi i selisë blu.

Sipas tij, nëse Partia Socialiste është vërtet e interesuar për ta rihapur diskutimin për çështje të tjera në lidhje me reformën zgjedhore, ajo është e obliguar nga marrëveshja e 14 janarit dhe nga marrëveshja e 5 qershorit t’i parashtrojë ato për diskutime dhe vendimmarrje konsensuale në Këshillin Politik.

Tabela

Ndryshimet kushtetuese:

1998       Kushtetuta votohet me Referendum

2007       KQZ shtohet me dy anëtarë (LSI+PDK)                   81%                      Në Kuvend

2008       Mandati i pushtetit vendor nga 3 në 4 vjet           81%                        Në Kuvend

Presidenti, zgjedhje nga 84 me vetëm 71 vota    82%                        Në Kuvend

KQZ (si kapitull) hiqet nga Kushtetuta                     82%                        Në Kuvend

Mandati pa përcaktim i kryeprokurorit bëhet 5 vjet         82%        Në Kuvend

Vendoset mocioni konstruktiv i mosbesimit për KM        82%        Në Kuvend

Zgjedhjet me sistem proporcional rajonal             82%        Në Kuvend

2012       Kufizimi i imunitetit për deputetë/ gjyqtarë         93%        Në Kuvend

2015       Paketa mbi Dekriminalizimin       94%        Në Kuvend

2016       Paketa e Reformës në Drejtësi  100%     Në Kuvend

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Shefi i NATO-s paralajmëroi luftën e madhe, Rusia: Ke ngrënë shumë kërpudha magjike

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka paralajmëruar këtë fundjavë se Lufta e Tretë Botërore do të nisë me sulme...

Si u bllokua “Ekonomia e Luftës” së Putinit

Çmimet e naftës po bien, inflacioni po i afrohet 10%, normat e interesit janë të larta dhe shpenzimet publike janë shteruar nga konflikti. Eksperti...

7 korrik 1937 – Fillon Lufta e Dytë Sino-Japoneze: Japonia sulmon Kinën

Më 7 korrik 1937, me incidentin e njohur si "Incidenti i Uras Marco Polo" pranë Pekinit, shpërtheu Lufta e Dytë Sino-Japoneze – një nga...

Roli i Tony Blair në Projektin e Rivierës së Gazës

Gazeta Financial Times ka zbuluar se Instituti Tony Blair ishte i përfshirë në një projekt për të zhvilluar një plan për të ardhmen e...

Debati për nevojën e mosndryshimit të PD

Nga Mero Baze Ky debat që në PD të mos ketë debat për Berishën, është më i pazakonti në botë. Në gjithë historinë e debateve në...

Lajme të tjera

Web TV