Pipero: Situata është serioze, ngarkesa në raport me kapacitetet është…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dr. Pëllumb Pipero, mjek infeksionist në Spitalin e Sëmundjeve Infektive në QSUT tha se në këtë spital situata është shumë serioze dhe se ngarkesa në raport me kapacitetet e spitalit është pothuajse maksimale.

Përballë kësaj situate po maksimale janë përgjegjësia dhe përkushtimi i gjithë personelit.

Por ky përkushtim dhe përpjekje heroike për të shpëtuar jetë ndesh me nënvleftësim të masave  mbrojtëse nga qytetarët, që i kombinuar edhe me arsye të tjera po sjell nga dita në ditë rritjen e rasteve të reja të infektuara.

Vetëm gjashtë javë pas hapjes së vendit dhe daljes nga karantina (01.06.20) numri i viktimave në Shqipëri është trefishuar, në krahasim me numrin në tre muajt e shtetrrethimit.

Kurba e rasteve të reja të personave të infektuar gjatë 24 orëve të fundit, pas rekordit prej 117 rastesh të tilla në fillim të kësaj jave, vazhdon të mbetet e lartë.

Autoritetet e shëndetësisë thanë se rastet e reja pozitive të të infektuarve me virusin corona po shtohen dhe numri i jetëve të humbura arriti më 16.07.  një total prej 104 vetë. Nënë Tereza” (QSUT).

Situata po shkon duke u rënduar: në Tiranë, në spitalin infektiv të Qendrës Spitalore Universitare”  dhe ” Shefqet Ndroqi” të njohur edhe si Sanatoriumi, janë të shtruar 102 të prekur nga virusi, mes të cilëve 11 në terapi intensive dhe 3 të intubuar. Rastet aktive të infektuara më virusin vdekjeprurës kanë arritur në nivel vendi 1610 persona. Në krye të bashkive problematike vazhdon të jetë Tirana me 734 raste aktive, e ndjekur nga Durrësi me 209, Shkodra 199 dhe Vlora me 104.

Nënvleftësim i masave mbrojtëse nga qytetarët

Shifrat tregojnë më shumë se fjalët se masat mbrojtëse po neglizhohen pas daljes nga karantina dhe heqja e masave shtrënguese më 1 qershor.

Lexo edhe :  Lajmi i fundit: Edi Rama zgjedh njeriun që do jetë kryebashkiaku i Shqipërisë

“Ka një ekspozim të shtuar, mosrespektim të masave parandaluese si vendosja e maskave dhe distancimi social, ka mosrespektim të protokolleve ne institucione publike, ndërmarrje, qendra tregtare dhe madje edhe në institucione shtetërore”

Ai thekson se “shtimi i ekspozimit është shoqëruar edhe me shtim të rasteve, mes tyre raste të rënda dhe shumë të rënda. Gjatë karantinës ekspozimi ndaj virusit ishte i vogël, rastet ishin të pakta dhe sistemi shëndetësor nuk “u përmbyt”. Përgjegjësia personale e qytetarit duhet të jetë tani më e madhe, gjë që nuk po ndodh.” 

Shkaku është se për fat të keq në Shqipëri dalja nga karantina është kuptuar si zhdukje e virusit, shkruan DW.

“Ka ende ”mendje” me akses mediatik që trumbetojnë se nuk ka më virus Corona, se virusi iku, se të sëmurët dhe të shtruarit në spitale kanë thjesht një “grip pranveror” etj. Por virusi është në qarkullim, nuk ka ikur dhe vazhdon të infektojë. Të vetmet masa parandaluese efektive janë vendosja e maskës, distancimi social dhe higjiena e duarve,”

Moshat e reja nuk janë më jashtë rrezikut

Viktimat e ditëve të fundit janë të moshave njëzet apo të dyzet vjeꞔare. Ndryshe nga viktimat në tre muajt e karantinës, që u përkisnin kryesisht moshave mbi 60 vjeç.

Nuk ka ende studime që të tregojnë që virusi ka pësuar mutacione. Natyrisht askush nuk e përjashton dot mundësinë e mutacioneve gjenetike të këtij virusi ende me shumë të panjohura,”

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Penallti e humbur dhe gol në shtesë, Partizani eliminohet nga Europa

Partizani është eliminuar nga Conference League pasi u mposht mbrëmjen e sotme nga Kalju me rezultatin 1-0. Një gol...

Bushati për sherrin Lapaj-Shabani: Më të gëzuarit, Rama e Berisha

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për përplasjen në koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet, ku Lapaj dhe...

Trump me probleme! Çfarë fshihet pas këmbëve të fryera?

Donald Trump është diagnostikuar me pamjaftueshmëri kronike venoze, një çrregullim i zakonshëm që ndikon në qarkullimin e gjakut në këmbë, bëri të ditur Shtëpia...

Këlliçi: “Rama ka kthyer Shqipërinë në pazar të gjësë së gjallë”

Belind Këlliçi, drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Tiranë, ka ngritur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si një...

Presidenti Duka uron Vllazninë për kualifikimin: “Shpresojmë për një rrugëtim të gjatë”

Vllaznia u kualifikua për në turin e dytë të Conference League pasi eleminoi lituanezët e Daugavpils. Pas suksesit 2-4 në Riga, Presidenti i Federatës...

Lajme të tjera

Web TV