Letër ambasadorit serb në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Parid Turdiu këtë herë i është drejtuar ambasadorit serb në Tiranë me një status të veçantë.

Personazhi i njohur shqiptar që jeton në SHBA, i ka kujtuar atij si përfaqësues i shtetit serb që prej më shumë se 1 mijë vjetësh Serbia ka bërë 1 mijë masakra në tokën shqiptare dhe të paktën një herë në histori duhet të kërkojë falje.

Turdiu numëron të gjitha ngjarjet ku Serbia ka bërë çka dashur me tokën dhe popullin shqiptar dhe tani e paraqet veten si e vuajtur.

Statusi i plotë i Turdiut më poshtë.

Letër e hapur ambasadës serbe

Soroisti Zaev u rizgjodh në Maqedoni. Soroistit Vuçiç i ishte bërë qejfi. Së bashku me soroistët Rama dhe Thaçi kërkojnë të ndërtojnë në BP një bllok vendesh solidare (që teorikisht nuk është ide e keqe).

Për këtë u duhet të kapërcejnë mllefin shqiptar ndaj Serbisë, qe fillon me dyndjen sllave drejt trojeve tona rreth vitit 1000 dhe vazhdon me:

Sundimin feudal serb ne vitet 1300-1400,
Copetimin e trojeve tona nga Serbia e Mali i Zi me 1870 -1912,
Spastrimet etnike dhe kolonizimin e Kosoves, Maqedonise, dhe Mbishkodres,
Ndërhyrjen jugosllave ne luftën nacionalçlirimtare dhe përpjekjet per ta kthyer Shqipërinë ne republike te shtatembas L2B,
Masakrën e Tivarit,
Luftën e Kosovës me 1990-2000 dhe, se fundi, mosnjohjen e saj.

Ambasada serbe beri ekspozite ne Tirane, te kalvarit te Serbise gjate L1B. Ideja eshte per te zbutur imazhin e gogolit serb, duke treguaj vuajtjet e tij.

Vuajtjet te humanizojnë. “Misery likes company.” Jo vetëm ju keni vuajtur, – thote ekspozita, – por edhe ne.

Them une: Te mos hallakatemi se ngatërrohemi, por te qëndrojmë te tema e ngushte e L1B.

Kosovën e morët. Tivarin e Ulqinin, Alpet, Maqedonine, po ashtu. Kryet vrasje, shpronësime dhe spastrim etnik. (U mbytem ne këndej me refugjate, qe na destabilizuan.)

Lexo edhe :  Pas dy muajsh pauzë, momenti ku anija e marinës italiane me emigrantë mbërrin në Shëngjin

Me 1913, Konferenca e Londrës, e fuqive te medha, përcaktoi kufijtë e Shqipërisë se pavarur (londineze).

Pse ushtria serbe shkeli kufirin e ri, me 1914, invadoi Shqipërinë, doli ne Durrës dhe hypi ne vaporr, pa leje si ne një han me dy porta?

A ka mundësi një kërkim ndjese, te hyrje te ekspozitës suaj?/Fjala.al

Të fundit

Plani i ri i tatimeve për vitin 2025: Kë do të prekë aksioni antiinfomalitet?

Aksioni antiinfomalitet dhe përmirësimi i shërbimeve për tatimpaguesit janë dy nga prioritetet kryesore të administratës tatimore për vitin 2025. Në...

Katër ankesat më të shpeshta që gratë kanë për burrat e tyre

Studimet kanë treguar se ankesat që burrat dhe gratë ndajnë me këshilltarin ose psikoterapistin e tyre të martesës ndryshojnë sipas gjinisë. Por cilat janë ankesat më të zakonshme...

Norvegjia ndalon një anije të dyshuar për dëmtimin e kabllove nënujore

Policia norvegjeze njoftoi se ka ndaluar një anije vendëse por me ekuipazh rus, e cila dyshohet se është përfshirë në sabotimin e kabllove nënujore...

Punonjës pa kontrata dhe të pasiguruar, më shumë biznese u gjetën në shkelje gjatë 2024

Punonjës të pasiguruar, pa kontrata individuale por dhe mungesë të kushteve, janë këto shkeljet që Inspektorati i Punës ka konstatuar gjatë vitit 2024. Janë...

Disa rregulla të arta, si të manifestoni dëshirat tuaja

Po kërkoni ta provoni vetë manifestimin? Këtu janë hapat që ju propozojnë ekspertët për të provuar të shfaqni gjithçka që dëshironi, përfshirë paratë dhe...

Lajme të tjera

Web TV