28-vjetori i vrasjes së Paolo Borsellinos nga mafia/Meta: Ja përse është i pavdekshëm

Presidenti i Republikës Ilir Meta me anë të një postimi në rrjetin social ka ndarë një mesazh nga Paolo Borsellino në 28-vjetorin e vrasjes së tij nga mafia.

Meta shkruan se ai do të mbetet i pavdekshëm së bashku me shprehjen e tij “Lum ata njerëz që luftojnë për ide të cilat më pas ecin me këmbët e të tjerëve”.

Postimi i plotë

“Në funeralin e Giovanni Falcones, Paolo Borsellino iu drejtua prokurorëve më të rinj: ‘Unë e di se kush do të jetë i vdekuri i radhës, por unë i kam dhënë fjalën Falcones. Lum ata njerëz që luftojnë për ide të cilat më pas ecin me këmbët e të tjerëve’. Ja përse Borsellino është i pavdekshëm!”, shkruan Meta.

 

Bo.Ba/fjala.al