EKSKLUZIVE/ Sherif Kallaku pritet të kalojë së shpejti te Lokomotiva Zagreb

Një nga emrat më të lakuar të skuadrës së Teutës këtë sezon, Sherif Kallaku pritet të transferohet te skuadra e Lokomotivës së Zagrebit.

Burime për grupin mediatik “Fjala” bëjnë me dije se menaxheri i mesfushorit, Besnik Prenga është duke punuar për këtë transferim.

Edhe më parë ka pasur zëra për kalimin e 22-vjeçarit në Kroaci, por tashmë duket se ky kalim është shumë i afërt.

Rikujtojmë se te Lokomotiva e Zagrebit kanë luajtur shumë shqiptar, siç ishte edhe rasti i Myrto Uzunit që vetëm pak ditë më parë u largua nga aty në drejtim të Hungarisë te skuadra e Ferencvaros-it.

Nëse ky transferim do të kryhet Kallaku do të gjejë te skuadra e Lokomotiva Zagrebit Indrit Tucin, Jon Mersinajn, Enis Çokajn dhe Lirim Kastratin.

Performanca e lartë e këtij sezoni, gjatë të cilit Sherif Kallaku ka shënuar plot 12 gola duket se e ka vënë në lëvizje direkte skuadrën kroate.ka.ta/Fjala.al/