Kukësi, Shehi: Ta harrojmë sa më shpejt Kupën, na presin 3 “finale”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ngandonjëherë, kapriçot e shortit të një veprimtarie, siç është në rastin aktual, kampionati, të sjellin kundërshtarin më të papërshtatshëm, në momentin më të papërshtatshëm. I tillë duket se është momenti edhe për Kukësin, që, për më tepër, vjen pas eliminimit nga Kupa e Shqipërisë, ku, në gjysmëfinale u mund përballë Teutës së Durrësit. Por trajneri Orges Shehi kërkon ta lërë prapa sa më shpejt zhgënjimin e Kupës.

“Të shtunën rikthehemi në kampionat, që është një tjetër lloj veprimtarie, – ka deklaruar durrsaku i stolit të verilindorëve. – Në Durrës patëm një ndeshje të mirë në tërësi, por futbolli i tillë është, kështu që duhet të përqendrohemi tek ndeshja me Vllazninë dhe jo tek ajo që lamë pas.” E sikur të mos mjaftojë kjo, vjen sfida me kuqeblutë, pikërisht në shtëpinë e këtyre të fundit.

“Jemi në një situatë që kanë mbetur edhe 3 ndeshje dhe do të bëjmë maksimumin ndaj Vllaznisë, – ka thënë ish-portieri i, ndër të tjera, Skënderbeut, Partizanit dhe Teutës. – Jemi ende në lojë për objektivin madhor dhe e dimë që ndeshja e së shtunës ka një shkallë të lartë vështirësie, por do të bëjmë maksimumin tonë.” Megjithatë, Shehi e di se ndeshja e së shtunës ka një faktor të shtuar vështirësie.

Tirana kryeson e shkëputur në kuotën e 69 pikëve, 7 më tepër sesa Kukësi, që duhet të fitojë për ruajtur largësinë pre 4 pikësh e për të mbajtur gjallë shpresat për titull, teksa do të mbeten edhe 6 pikë në lojë. Një humbje e skuadrës së trajnerit Orges Shehi në Shkodër do të shpallte matematikisht Tiranën “kampione”, ashtu sikundër edhe një barazim do të kishte thuajse të njëjtat pasoja.

Lexo edhe :  Asllani huazohet tek Torino, Interi i gjen pasuesin në Francë

Por edhe shkodranët, nga ana e tyre, e duan fitoren për të mos iu ndarë Bylisit dhe për të shpresuar ende për të shmangur vendin e 8-të, e bashkë me të, edhe “play-off”-in me më të mirën e vendeve të dyta të Kategorisë së Parë. Ndaj edhe sfida e së shtunës në mbrëmje mbart shumë presion për Shehin dhe lojtarët e tij dhe mbetet për t’u parë sa do ta mbajë skuadra verilindore këtë presion.Ka.Li/fjala.al

Të fundit

Shoku i tij shqiptar u vra në Belgjikë, Van Damme shpreh ngushëllimet

Aktori i njohur Jean Claude Van Damme ka shprehur hidhërimin e tij për vrasjen e Ndue Mylyshit disa ditë...

Të rinjtë shqiptarë nuk po ndjekin pasionet, duan degë me fitime të mëdha

Për të dytin vit radhazi, degët e informatikës dhe inxhinieritë janë programet më të kërkuara nga të rinjtë për të vijuar studimet e larta...

Çfarë po bën një elefant albino i varrosur në Vatikan?

Elefanti Albino i Vatikanit – Historia e Hanonit Një dhuratë mbretërore për Papën Në vitin 1514, Papa i ri Leoni X (nga familja e fuqishme...

U përplas nga makina në Pogradec, ndërron jetë e moshuara

Ndërron jetë rrugës për në spitalin e Traumës, e moshuara Manushaqe Gjoka, e cila u përplas në aksin Pogradec – Lin mëngjesin e sotëm. Burime...

Trump patrullon rrugët e Uashingtonit, u çon ushtarëve pica dhe hamburgera

Të enjten Donald Trump bëri një vizitë tek ushtarët e dislokuar në Uashington, duke i siguruar ata se operacioni i tij për të rivendosur rendin në...

Lajme të tjera

Web TV