Skënderbeu, një fitore sfilitëse kundër “vetes” në Gjirokastër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Korçarët ndërtojnë dhe shpërdorojnë pa fund, por Krasniqi i nderon ndaj Luftëtarit. Një fitore e përvuajtur, por një fitore që sidoqoftë vlen Evropën, natyrisht, nëse ajo do të bëhet e mundur jashtë fushës së blertë. Kjo është ajo që mund të thuhet për fitoren me një gol të vetëm që Skënderbeu mori të shtunën në Gjirokastër përballë Luftëtarit vendas, të rënë prej javësh edhe matematikisht nga Kategoria Superiore.

Korçarët kanë ndërtuar dhe shpërdoruar raste pa fund, ndërsa e kanë gjetur golin në minutën e 23-të, por Krasniqi e ka realizuar atë duke shkaktuar më parë ndërhyrje të parregullt në dëm të mbrojtësit vendas. Kësisoj goli nuk vlen, ndërsa rastet e humbura nga korçarët vijojnë të shtohen, me protagonistë Gripshin, Ditën dhe Mensanë. Pjesa e parë e ndeshjes do të mbyllet me epërsinë e plotë të Skënderbeut, që vetëm shtyllat e portës kundërshtare i mohojë golin, por me rrjeta të paprekura.

Pjesa e dytë do të ketë të njëjtën tablo, me korçarët që ndërtojnë dhe shpërdorojnë raste shënimi, me anë të Ditës dhe me anë të Bregut, por pa e gjetur dot rrjetën e portës kundërshtare. Vendasit rrezikojnë të godasin me kundërsulm në minutën e 65-të, por Jashanica shpëton skuadrën korçare në momentin e duhur, ndërsa 10 minuta më pas, Skënderbeu më në fund do të gjejë golin. Krasniqi gjuan saktë me kokë pas krosimit të Gripshit dhe përshëndet rrjetën.

Çerekora e mbetur e lojës nuk do të sjellë gola të tjerë dhe Skënderbeu fiton 1-0 dhe ngjitet për momentin në vendin e 4-t të renditjes, duke shpresuar për një vend në Kupat e Evropës sezonin e ardhshëm, natyrisht, në varësi të vendimit të Gjykatës Federale të Zvicrës.Ka.Li/fjala.al

Të fundit

Po vjen blerja më e kushtueshme në historinë e Premier League!

Alexander Isak është lojtari më i lakuar i momentit në mediat sportive të Europës.  Sulmuesi po bën një betejë të...

Elon Musk heq dorë nga ideja e themelimit të partisë? Arsyeja quhet… Tesla

Sipas një raporti të medias amerikane, Wall Street Journal, Elon Musk me sa duket i ka pezulluar për momentin planet e tij për të...

Zjarret na tregojnë ku çalojmë: mungesa në mjete, efektivë dhe infrastrukturë

Situata e zjarreve në vend, pavarësisht reagimit dhe angazhimit maksimal të punonjësve të zjarrfikësve, ka nxjerrë në pah në mënyrë të përsëritur edhe mangësitë...

“Ecim”, thotë Rama! Lirohen hapësirat publike në Durrës

Aksioni për lirimin e hapësirave po vijon në të gjithë vendin. Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje të reja të aksionit, kësaj radhe...

Veton Surroi: Lufta e fundit e Serbisë, ajo shqiptaro-kroate

Andrej, vëllai i presidentit të Serbisë, Vuçiq, doli në protestë kundër studentëve protestues (ashtu njihen, ndonëse ka kohë që nuk janë studentë, por një...

Lajme të tjera

Web TV