Tirana nuk gabon me Flamurtarin, fiton 2-0 dhe i “avitet” titullit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bardheblutë bëjnë “detyrën” në kryeqytet, hedhin një hap drejt titullit “kampion”. Tirana nuk ka gabuar në shtëpi ndaj Flamurtarit, duke fituar të shtunën me shifrat 2-0 dhe duke hedhur edhe një hap tjetër drejt titullit “kampion”. Në fakt, ndeshja e luajtur në Stadiumin “Selman Stërmasi” të kryeqytetit ka parë Tiranën ta nisë më mirë, dhe 10 minutave të para, bardheblutë rrezikojnë 3 herë, me anë të Ngo’osë, Hoxhallarit dhe Muçit, por goditja e britanikut nuk gjen katërkëndorin, ndërsa dy të tjerat gjejnë portierin mik të vëmendshëm.

Në minutën e 13-të, Kobina gabon në mënyrë të pabesueshme brenda zonës, ndërsa 5 minuta më pas edhe Muçi është i pasaktë në goditje. Trysnia e Tiranës do të konkretizohet në minutën e 20-të, kur Ngo’ do të pengohet brenda zone nga Gocaj, dhe gjyqtari Bastari akordon 11-metërsh e Muçi nuk gabon nga pika e bardhë. Tirana kalon në epërsi, me atë që është goli i 7-të këtë sezon për talentin bardheblu. 20 minutat e mbetura do të shohin një lojë që bie në kllapi dhe vetëm 5 minuta para fundit të pjesës së parë, Ngo’ do të shpërdorojë një rast shumë të volitshëm për shënim.

Përtej protestave të vlonjatëve për një 11-metërsh, 45 minutat e para do të mbyllen me epërsinë minimale të kryeqytetasve, ndërsa to të dytat nisin me Ngo’në që ndëshkohet me karton të verdhë dhe humbet sfidën me Laçin, por edhe dy raste që kanë për protagonist shkodranin e Flamurtarit, Pjeshka, që sidoqoftë nuk konkretizohen. Tirana kundërpërgjigjet dhe rrezikon me anë të Kobinasë, i cili brenda zonës ka bërë më të vështirën duke e dërguar topin jashtë katërkëndorit vlonjat.

Lexo edhe :  Milani ofron 30 mln euro për yllin e PSG, por duhen... dyfish më shumë

Flamurtari vijon ta vërë në vështirësi Tiranën, por, përkundër rrjedhës së lojës, Tirana dyfishon shifrat në minutën e 67-të, me anë të Ismailgecit. Vlonjatët provojnë të kundërpërgjigjen me Ribajn, që nuk e gjen kuadratin pak minuta më pas, ndërsa 8 minuta para fundit, Tirana shpërdoron edhe një rast për të trefishuar epërsinë.

Sidoqoftë, mbyllet me fitoren 2-0 kjo përballje me Flamurtarin dhe bardheblutë bëjnë detyrën, duke pritur tanimë përballjen e së dielës midis Vllaznisë dhe Kukësit.Ka.Li/fjala.al

Të fundit

A po e forcon Donald Trump Evropën?

Koha ikën shpejt: 1 gushti është afati i fundit i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Pastaj vendosen tarifa prej...

Dosja e SPAK: Çfarë donte Ilir Meta me ministrin e Katarit? (detajet)

Biznesmeni shqiptaro-amerikan, Adrian Shatku, duke përfituar nga njohja e afërt e Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës, ka përfituar duke zhvilluar edhe takime zyrtare nën...

“PD ka nevojë për ndryshim total!” Fisnik Qosja: Duhen figura të reja edhe në kryesi!

Për kryebashkiakun e Kavajës, Fisnik Qosja, i cili vjen nga radhët e Partisë Demokratike, selia blu duhet të nisë një riorganizim të thellë brenda...

Rama publikon pamjet nga Tirana: Do hiqen të gjitha ngrehinat pa leje

Kryeministri Edi Rama përmes pamjeve të aksionit për lirimin e hapësirave publike, të publikuar në rrjetet sociale, thekson rëndësinë e këtij procesi të iniciuar...

Milani ofron 30 mln euro për yllin e PSG, por duhen… dyfish më shumë

Milani ka interes për sulmuesin e Paris Saint-Germain, Gonçalo Ramos. Trajneri Luis Enrique nuk ka probleme me sulmuesin, por do të preferonte një lojtar...

Lajme të tjera

Web TV