Veliaj: Gati 3 mijë pagesat e dyta cash për të dëmtuarit e tërmetit të nëntorit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shtëpia e fundit e rrënuar nga tërmeti i 21 shtatorit është rindërtuar më e fortë dhe më e bukur për familjen Muça në Njësinë 8. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i dorëzoi çelësin e shtëpisë së re kryefamiljarit, Etmondit.

Kjo është shtëpia e fundit e rindërtuar nga tërmeti i shtatorit. Ai tërmet ishte pak më i lehtë, prishi më pak shtëpi, pati më pak dëme, por është gëzim i madh fakti që në kaq pak muaj dhamë të gjitha pagesat cash dhe i rindërtuam të gjitha shtëpitë. Ëmbëlsirën e lamë për në fund, shtëpia e Etmondit ka dalë një vilë e vërtetë. Është rregulluar edhe bahçja, ka hapësirë 4 dhoma e kuzhinë, me dy banjo”, tha Veliaj.

Veliaj tha se tashmë janë dëmshpërblyer 3000 familjet e para të prekura nga tërmeti i nëntorit, ndërsa theksoi se shumë shpejt do të nisë projekti i rindërtimit të shtëpive që kanë rezultuar të pabanueshme pas tërmetit të dytë. “Për tërmetin e nëntorit ka më shumë pagesa sepse dëmi ishte më i madh. Kemi filluar me shpërndarjen e 3000 pagesave të para. Në Njësinë 8 ka nisur tërheqja e parave në postë.

Nëse qytetarët na japin llogarinë bankare, derdhja do t’u bëhet në bankë. Nëse pëlqejnë ta marrin me kartë identiteti në postë, mund ta marrin cash në dorë. Në disa raste pagesa është më e madhe sesa dëmet që mund të ketë pasur në atë familje, kurse një pjesë e madhe e qytetarëve i kanë mbaruar meremetimet. Megjithatë, duke qenë se dëmi ka qenë real, edhe nëse u tepron diçka, le t’i përdorin për shpenzime sepse jemi në këtë situatë si skemë solidariteti”, vijoi ai.

Veliaj tha se këtë javë do të dëmshpërblehen edhe 3000 familjet e dyta që u prekën nga tërmeti i nëntorit. Ai tha se pasi të gjitha familjet të marrin dëmshpërblimet e tyre, do të vijojë puna me shtëpitë e dëmtuara në zonat rurale dhe më pas, me pallatet në qytet.

Lexo edhe :  Rikthehen reshjet e shiut? Parashikimi i motit

Do të vazhdojmë me 3000-shen tjetër këtë javë, e mandej me pjesën e tretë dhe të fundit. Ndërkohë, po këtë javë fillojmë me investimet në banesat individuale, fillimisht në zonën e Farkës, pastaj në Baldushk, Zall-Herr, për të mbyllur gjitha zonat rurale. Më tej, fillojmë me infrastrukturën për pallatet”, tha kryetari i Bashkisë.

Deputeti i PS, Ervin Bushati vlerësoi punën e Bashkisë së Tiranës.

Tërmeti ishte i tmerrshëm, shkatërroi shumë prona, mori jetë njerëzish. Kemi edhe një sfidë tjetër si pandemia globale, por treguam se duke qenë bashkë si shoqëri, nëse punojmë, mund t’ia dalim. Faleminderit Bashkisë që ka jo vetëm përkushtimin për të sjellë punë të tilla, por edhe vizionin për të bërë diçka për të ardhmen. Kjo është një shtëpi e së ardhmes dhe Bulevardi është Bulevardi i së ardhmes së Tiranës”

 

 

Bo.Ba/fjala.al

 

Të fundit

Pagoi 6 mln dollarë, DASH rikonfirmon ‘non gratën’ e Berishës

Më 19 maj 2021, Departamenti Amerikan i Shtetit shpalli ish-kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij non grata, duke...

Kosova vendos më 12 tetor, mbi 100 subjekte politike aplikojnë për zgjedhjet lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhje konfirmoi se 104 subjekte politike kanë aplikuar për të qenë pjesë e garës në zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Mes tyre...

Malaj vijon përplasjet me Murrizin: Të promovoi Tritan Shehu, tani e përçmon

Përplasja mes Myslym Murrizit dhe ish-ministrit të Financave të PS-së, Arben Malaj ka vijuar gjatë në rrjetet sociale ku të dy kanë akuzuar njeri...

Trump takohet me Putin, mungon Zelensky. Nisin protestat në mbështetje të Kievit

Presidenti amerikan Donald Trump do të takohet këtë të premte (15 gusht) në Alaska me homologun rus Vladimir Putin, me qëllim ndërmjetësimin e një...

15 gusht: Makbethi vret Dunkanin e mer fronin, e njëjta datë shënon fundin e tij tragjik

Historia në të njëjtën datë: Nga Leonard Veizi Këto dy ngjarje historike kanë një koincidencë interesante: të dyja ndodhin më 15 gusht, por me një...

Lajme të tjera

Web TV