E trishtë/ Pas Notre Dame digjet edhe Katedralja e Nantes

Katedralja e Nantes në Francë është përfshirë nga flakët. Alarmi u dha në orën 7 e 44 minuta, teksa aktualisht 60 zjarrfikës punuan për shuarjen e flakëve dhe për të stabilizuar situatën.

Forcat e emergjencës deklaruan se zjarri brenda kishës së shekullit të 15 ishte ne përmasa shumë të mëdha se po avancon në hapësira të ndryshme të saj.

Kjo nuk është hera e parë që Katedralja e Nantes përfshihet nga flakët.

Në 28 janar të 1972 pati një zjarr aksidental i cili e nxorri jashtë funksionit katedralen deri ne vitin 1985. Zjarri në Nante vjen një vit pas djegies së Katedrales së Notre Dame në Paris.  /Sa.Ka/Fjala.al