Mami i muzikës rap mesa duket ka hequr dorë nga ky zhaner,duke e hedhur epokën e vjetër pas shpine.
Një ndër këngëtaret më të përfolura në Shqipëri dhe Kosovë,e nisi rrugetimin e saj që nga X Factor 2015 (ku nuk u pranua sepse ishte e vogël dhe pa eksperiencë) në një këngëtare të muzikës rep.Megjithatë, pas disa këngëve agresive dhe me disse,këngëtarja është përfolur për largimit të bujshëm nga kompania që e menaxhonte, On Records.
Një gjë e tillë vihet re në projektet e saj të fundit. Në “Fallin’ In Love” Rina shfaqet ndryshe dhe nuk të krijon idenë e një repisteje të mirfilltë.
Vetë këngëtarja është e vetëdijshme për këtë epokë të re. Përmes një fotoje të ripostuar në Instagram, ajo bie dakord për ndryshimin e fundit. “Rina po sjell aktualisht një tjetër ndjesi [në këngët e saj] dhe po e ndiejmë më shumë se kurrë. Më pelqen më shumë Rina e re,” shkruhet në postim ku pyetet “nëse Rina do t’i rikthehet muzikës rep”.
Rina iu përkushtua muzikës rep në një kohë të shkurtër kur ky zhanër muzikor po bënte namin në Shqipëri pasi më shumë se kurrë po përfshiheshin artiste femra, kur në fakt përgjithësisht muzika rep ishte identifikuar me djemtë “e këqij. Thumbimet dhe disset me këngëtaret të tjera që dolën mbas Rinës, i dhanë më shumë bujë karrierës së saj. Por mesa duket, epoka e repit i përket të shkuarës. /Sa.Ka/Fjala.al