Mbajti maskë në makinë, i bie të fikët dhe aksidentohet keq

A duhet të mbajmë maskë kur i japim makinës? Kjo është pyetja që po mundon shumë persona.

Në fakt në Amerikë është regjistruar aksidenti i parë për shkak se shoferi mbajti maskë. Aksidenti ka ndodhur në ne shtetin e New Jersit.

Për aksidentin ka raportuar Çezar Ndreu, një person që është rritur në kampet e përqendrimit në kohën e komunizmit dhe tani jeton në Amerikë.

Përmes një komenti në Facebook, Ndreu shkruan se aksidenti ka ndodhur për shkak se shoferit i ka rënë të fikët nga mbajtja e maskës.

Deri tani në Amerikë nuk është me detyrim mbajtja e maskës, por shumë qytetarë e mbajnë për tu mbrojtur nga virusi.

la.mi/Fjala.al