Mbreti i Arabisë Saudite shfaq probleme me shëndetin, përfundon në spital

Mbreti i Arabisë Saudite Salman është dërguar në spitalin mbretëror ‘King Faisal’ në Riad për kryerjen e testeve mjekësore pasi shfaqi probleme me fshikëzën e tëmthit.

Ka pasur spekulime mbi gjendjen e shëndetit të monarkut 84-vjeçar, Salman, i cili udhëheq vendin prej një kohe të gjatë.

Princi i kurorës, Mohamed bin Salman është drejtuesi de facto i vendit dhe pritet të marrë kurorën në rastin e vdekjes së mbretit. Ka.Li/fjala.al