Bushati kundër emërimit ambasadore të vajzës së Luan Hajdaragës: Jemi në kushtet e paligjshmërisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri në Detyrë për Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka propozuar tek presidenti Meta për ambasadore në Athinë, është Luela Hajdaraga, vajza e ish-ministrit socialist të Mbrojtjes Luan Hajdaraga i cili u nda nga jeta pas një sëmundje të rëndë.

Ndërkohë një javë më parë shkarkoi ambasadoren shqiptare në Greqi, Ardiana Hobdari.

Por ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati është kundër këtij propozimi pasi sipas tij, nuk jemi në kushtet e ligjshmërisë.

“Nga viti 1923 kemi patur diplomatë të spikatur, duhet eksperiencë 12 vje֛are që të bëhesh diplomat. Pse u ndryshuar praktika 100 vjeçare? Duhet te kemi arsyetim si komision pse po bëjmë ndryshim, prisja nga sekretari i përgjithshëm reagim për nëpërkëmbjen që po i bëhet diplomatëve në media”, tha Bushati në seancën dëgjimore të Komisionit të Jashtëm.

“Duhet të mbështesim brezin e ri me energji të reja si Luela por është e rëndësishme që procesi të jetë i shtrirë në traditën 100 vjeçare ose të ndryshojmë traditën, të ndryshojmë dhe ligjin dhe të jemi të qetë në ndërgjegjen tonë”, përmbylli ish-ministri.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Luka Modric prezantohet te Milan dhe tregon objektivin e tij

Luka Modric është prezantuar zyrtarisht pasditen e sotme te Milan, ku ka folur gjerë e gjatë si dhe ka...

“Vdekje për shqiptarët”, thirrjet raciste në ndeshjen e basketbollit në RMV

Federata Shqiptare e Basketbollit (FSHB) ka njoftuar se ka denoncuar zyrtarisht në Federatën Ndërkombëtare të Basketbollit (FIBA) thirrjet raciste kundër shqiptarëve në prani të...

Shiu dhe breshëri godasin Kosovën, përmbytje dhe kaos në qarkullim

Gjatë pasdites së sotme, reshje të dendura shiu të shoqëruara me breshër kanë përfshirë disa zona të Kosovës, duke shkaktuar përmbytje dhe probleme serioze...

Gjysmë ore shi, përmbytet Tirana! Rrugët kthehen në lumenj

Pasditen e kësaj të hëne kryeqyteti u përfshi nga reshje të dendura shiu. Ndonëse këto reshje zgjatën për pak minuta, rrugët e Tiranës u...

Historia: “Bel Espoir”, anija që lundron me shpresën dhe paqen në Mesdhe

Ajo ka mbërritur në Durrës dhe do të qëndrojë deri më 6 gusht 2025. Një goëletë me tri mastë, që ka kaluar mes furtunave...

Lajme të tjera

Web TV