Kuotat gjinore/Hysi përplaset me Gjiknurin: A do gjejmë burra që do kalojnë Vettingun

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti Damian Gjiknuri dhe deputetja Vasilika Hysi janë përfshirë në një debat në mbledhjen e radhës së Komisionit të Ligjeve për kuotat gjinore.

Gjiknuri u shpreh se kjo nuk duhet përfshirë pasi është e vështirë të gjenden gra. Por kundër tij ishte Hysi e cila ka replikuar duke thënë se janë më shumë gra ato që e kanë kaluar vettingun.

Sakaq kreu i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja, i cili është shprehur se duhet të flasin për çështje të teknikës legjislative

Bisedë gjatë Komisionit 

Gjiknuri: Le të rrimë te administrata zgjedhore dhe subjekti, mbase këtë term (gjykate) duhet ta heqim fare. Respektim të parimit për administratën zgjedhore në të gjitha komisionit. Për mendimin tim nuk duhet ta përfshijmë këtë për momentin, se është vështirë të gjejmë gra.

Gumi: Zbatimi i detyrimit të përfaqësimit gjinor sipas dispozitave konkrete.

Hysi: Studimi i Gjiknurit nuk qëndron. Në një studim rezulton se kanë kaluar më shumë vetingun gratë se sa burrat. Përqindja është me e lartë të gratë. Se dimë a do gjejmë burra…

Manja: Zonja Hysi jemi në një çështje të teknikës legjislative…

Hysi: Jo jo ne jemi anëtarë dhe duhet të flasim… Në këtë ligj thuhet se në të gjitha organet vendore dhe të pavarura duhet të ketë minimumi 30% të një gjinie. Uroj që edhe në Kolegjin Zgjedhor të kemi 30% të secilës gjini.

Manja: Secili ka të drejtën të diskutojë pafund por çështjet e barazisë gjinore janë çështje të tejkaluara. Dakordësuam që në fillim të mbledhjes që ndërhyrjet do të jetë të karakterit legjislativ. Në pikën 2 të nenit do të duhet të qëndrojë fjala Gjykatë.

Lexo edhe :  Shumica të painteresuar për politikën/ Mbi 114 mijë të rinj votojnë për herë të parë

 

Bo.Ba/fjala.al

 

Të fundit

VIDEO: Mosha bën të vetën, Berisha bëhet lëmsh me fjalët që thotë në miting

Kreu i PD-së, Sali Berisha, në takimin përmbyllës të Elbasanit sërish ka ngecur mes fjalëve në fjalimin e tij....

VIDEO: Java Mesdhetare e Muzikës, Bashkia Tiranë bashkon artistë nga vende të ndryshme

Java Mesdhetare e Muzikës është aktiviteti i radhës i organizuar nga Bashkia Tiranë. Rrugët e qytetit kanë marrë një ngjyrë krejt tjetër sot nën...

VIDEO: Degradon takimi i PD në Elbasan, militantët përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

Një përplasje fizike ka ndodhur në Elbasan mes mbështetësve të kandidatëve të ndryshëm që garojnë nën siglën e “Shqipërisë Madhështore”. Ngjarja ndodhi gjatë një aktiviteti...

Ermonela Felaj, kandidatja që i duhet Tiranës për një parlament të vlerave dhe jo zhurmës

Ermonela Felaj Valikaj, një emër i njohur në politikën shqiptare, është kandidate për deputete në qarkun e Tiranës në listën e hapur të Partisë...

LaCivita ka një mision të pamundur në Shqipëri, Rama merr 78 mandate

Corriere della Sera Ekipi i Trump po përpiqet të ndryshojë kursin politik të Shqipërisë, e cila shkon në zgjedhje të dielën(11 maj). Favoriti për t’u...

Lajme të tjera

Web TV