Ligjet miratojnë me ndryshime marrëveshjen e 5 qershorit, deputetë të opozitës votojnë pro

Komisioni i Ligjeve ka miratuar këtë të martë marrëveshjen e 5 qershorit, të arritur në Këshillin Politik nga palët politike ditë më parë.

Sot deputetët kanë votuar nen për nen të gjithë marrëveshjen, por duke bërë disa ndryshime teknike.

Pro marrëveshjes së 5 qershorit kanë qenë deputetët e maxhorancës dhe disa prej deputetëve të opozitës që kanë ngjitur dorën pas çdo neni të lexuar nga relatori Alket Hyseni.

Pro, 3 kundër, asnjë abstenim, miratohet edhe në tërësi projektligji.  Falenderoj Gjiknurin dhe kolegët e tjerë për punën e shkëlqyer që është bërë qoftë në komisionin e posaçëm, qoftë edhe për dakordësinë në Këshillin Politik, produkti u materializua.  Kodi i ri zgjedhor është pasuruar” u shpreh Manja.

Bo.Ba/fjala.al