Tabaku akuza qeverisë: Borxhi është rritur me 30% që nga viti 2013

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Jorida Tabaku, ish-deputetja e Partisë Demokratike akuzon qeverinë se ka keqpërdorur për 7 vite paratë publike. Tabaku u shpreh se borxhi është rritur me 30% që nga viti 2013 kur Partia Socialiste erdhi në pushtet.

Në një postim në rrjetet sociale, Tabaku thotë se qeveria Rama i ka kanalizuar paratë tek oligarkët dhe se tashmë çdo shqiptar paguan 4492 euro borxhin e qeverisë.

POSTIMI I PLOTË:

Borxhi për frymë që shqiptarët do të paguajnë pas 7 viteve keqpërdorim të parave të taksave dhe borxhit të rritur është 4492 euro/frymë. Me një borxh që është rritur me 1800 Euro për çdo shqiptar (mbi 30%) që nga shtatori 2013 kur mori pushtetin, qeveria i ka çuar paratë e taksave dhe ato hua për sheshe në qytete dhe PPP.

Në kulmin e krizës ekonomike dhe pandemisë ekonomike, Rama vazhdoi të furnizonte dhe kanalizonte paratë publike tek oligarkët dhe PPP-të. Iu dha shqiptarëve më pak parà se sa kishte premtuar, i gënjeu duke u justifikuar se nuk kishte fonde, e vërteta qe ndryshe. Një shqiptar që paguante 2379 euro 7 vjet më parë nga sot do të paguajë 4492 euro borxh.

Ditë më të mira do të vijnë për shqiptarët, për të punësuarit dhe të rinjtë. Shqipëria meriton më shumë dhe shqiptarët do të mbërrijnë të fitojnë lirinë nga kjo oligarki që sot i qeverisë.Ka.Li/fjala.al

Të fundit

Veliaj kërkon lirimin nga burgu, ja kur pritet të dalë përpara gjykatës kryebashkiaku

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili prej më shumë se dy muajsh ndodhet në masën e sigurisë “arrest...

Si do të justifikohet Berisha pas humbjes së zgjedhjeve?

Nga Spartak Ngjela Saliu nuk do të pranojë humbjen, sepse ajo e largon kreu i Partisë Demokratike. Shumë keq po dalin sondazhet për Partinë Demokratike. Shumë keq...

SpaceX lëshon 21 satelitë të tjerë Starlink në orbitën e ulët të Tokës

SpaceX lëshoi një grup tjetër satelitësh Starlink në orbitë nga Qendra Hapësinore Kennedy e NASA-s në Florida. Raketa Falcon 9 barti 21 satelitë Starlink drejt...

Rama nga Brukseli: Të përkushtuar të përmbyllim negociatat brenda vitit 2027

Kryeministri Edi Rama, në një prononcim të shkurtër për mediat së bashku me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa, në prag të konferencës së...

Elbasani, kryeqendra e artit skenik “Çfarë pa kryesherbetorja”, rindez teratrin Skampa

Nga ARTUR  AJAZI Elbasani ka vite që është kthyer në “kryeqendër” të artit skenik. Kështu ka deklaruar drejtori i Teatrit Skampa zoti Klition Kapaj. Së...

Lajme të tjera

Web TV