Thyen masat e qeverisë/Bllokohet “strip club” në Fier (VIDEO)

Ligji i Ministrisë së Shëndetësisë për mbylljen e lokaleve të natës duket se ende nuk po zbatohet ashtu siç e kërkon protokolli i sigurisë për masat kundër COVID-19.

Në qytetin e Fierit i është pezulluar aktiviteti  një prej subjekteve i cili pavarësisht ligjit vazhdonte të ushtronte aktivitetin e tij me muzikë gjatë natës.

Sipas njoftimit të policsë mësohet se ky subjekt kishte ushtruar në mënyrë të përsëritur këtë aktivitet pasi më parë ishte gjobitur më 1 milion lekë për ushtirim të paligjëshëm të ktij aktiviteti.

Pas konstatimit të policisë vendore së ky biznes vazhdonte të ushtronte  aktivitetin është bërë mbyllja e tij për 1 vit.

Pronari i këtij lokali nuk ka të drjetën e hapjes së biznesit të tij gjatë kësaj periudhe. /Ra.My.Fjala.al/

https://youtu.be/DIrkIkOi1yI