Vijon të rritet numri i viktimave nga koronavirusi në Greqi. Kanë humbur jetën si pasojë e virusit një 85 dhe një 91-vjeçar, duke e çuar në 199 numrin e viktimave.
Mësohet se dy pacientët ishin të shtruar në spital në Mytilene dhe Selanik, ndërsa humbën betejën ndaj COVID-19.
Përveç 85-vjeçarit, djali dhe nipi i tij ishin gjithashtu pozitivë për koronavirusin. Djali i burrit të moshuar, është pranuar në Njësinë e Kujdesit Intensiv që nga e marta. Ka.Li/fjala.al