Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Pakti i ri politik/Marrëveshja e 5 qershorit dhe listat e hapura kalojnë në Kuvend

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas marrëveshjes së arritur dje mes mazhorancës socialiste dhe opozitës parlamentare, do të miratohet në Kuvend marrëveshja e 5 qershorit për reformën zgjedhore dhe ndryshimet kushtetuese që parashikojnë hapjen e listave të kandidatëve.

Përçahet grupi opozitar, Myslym Murrizi nuk bindet: Nuk votoj marrëveshjen ekstraparlamentare. Rama kërkon sërish dialog me opozitën në Këshillin Politik

Nga Blerina Gjoka

Java e fundit e këtij sesioni parlamentar do të realizojë dy votime të rëndësishme; kalimin e reformës zgjedhore, sipas paktit të gjerë politik të 5 qershorit, dhe ndryshimin e Kushtetutës për hapjen e listave të kandidatëve, sipas paktit Rama-Murrizi.

Në një tryezë mes mazhorancës socialiste dhe opozitës parlamentare, dje në darkë është firmosur një marrëveshje që garanton votat e këtij grupimi deputetësh për miratimin e saj në seancën parlamentare, por, nga ana tjetër, i jep garanci dhe nismës së tyre për ndryshimin e Kushtetutës.

Në marrëveshjen e dakordësuar mes PS-së dhe grupit të opozitës së re, një ditë pasi dështoi tentativa e mazhorancës për të bindur opozitën jashtëparlamentare për hapjen e listave, përcaktohet që votimet në Kuvend do të jenë të njëpasnjëshme, në 23 korrik dhe 30 korrik.

Në marrëveshjen e firmosur nga Taulant Balla, në emër të PS-së, dhe tre përfaqësuesve të opozitës së re, parashikohet gjithashtu ndryshimi i kodit zgjedhor, i arritur në paktin e 5 qershorit, si pasojë e ndryshimeve që do të bëhen në Kushtetutë.

Vetëm disa orë para kësaj marrëveshjeje, Komisioni i Ligjeve, i drejtuar nga mazhoranca, miratoi nen për nen marrëveshjen e 5 qershorit, ku përfaqësuesit e opozitës parlamentare votuan kundër. Opozita e bashkuar PD dhe LSI e ka kundërshtuar fort këtë lëvizje të mazhorancës dhe ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po ndryshon Kushtetutën në mënyrë të njëanshme dhe po bllokon krijimin e koalicioneve parazgjedhore.

Situata politike ka shqetësuar ambasadoren amerikane, Yuri Kim, e cila ka zhvilluar takim me Ramën për rreth dy orë në Kryeministri, por nuk ka bërë ndonjë deklaratë publike. Kryeministri Rama tha pas tryezës se kërkonte sërish dialog me opozitën jashtëparlamentare për të mbështetur listat e hapura në Këshillin Politik.

”I bëj apel Bashës, PD-së dhe të gjithë aleatëve të tyre që mos bëjnë gabimet e së shkuarës, duke refuzuar tryezat dhe të vazhdojmë punën bashkë. Kuptohet, nuk jemi të detyruar për të rënë dakord për të gjitha. Konsensus 100% nuk është objektiv shumë realist, por mund të biem dakord për shumëçka. PS-ja ka bërë të gjitha lëshimet, përpjekjet.”- tha Rama.

Marrëveshja, Rama nuk e bind dot Murrizin

Nuk ka mjaftuar një marrëveshje politike për reformën zgjedhore, edhe pse ajo u negociua për 6 muaj rresht me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve. Një marrëveshje e dytë mes PS-së dhe një grupi deputetësh që njihen si opozita e re, do të bëjë ndryshime kushtetuese që prekin sistemin zgjedhor, duke ndryshuar mënyrën si prezantohen partitë në zgjedhje.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes me opozitën parlamentare për dy çështje të rëndësishme; votimin e marrëveshjes së parë politike për kodin zgjedhor, si dhe ndryshimin e Kushtetutës për lista të hapura kandidatësh. Në një dokument me 4 pika angazhuese për reformën zgjedhore, e përkthyer në 3 hapa konkretë, sanksionohen dy seancat e rëndësishme parlamentare që do të mbahen deri në fund të korrikut.

Por as në këtë marrëveshje palët nuk kanë arritur të jenë 100 për qind dakord, pasi Myslim Murrizi, si kryetar i Grupit Demokrat, tha se nuk e ka firmosur pikën ku përcaktohet vota për marrëveshjen e 5 qershorit.

Duket se Murrizi, edhe pse ka marrë atë që ka kërkuar që në fillim, hapjen e listave të kandidatëve, nuk ka pranuar të japë votën për marrëveshjen politike të Këshillit Politik të 5 qershorit.

Ai tha pas tryezës se nuk do ta votojë marrëveshjen ekstraparlamentare. Por kolegët e tij, Edmond Stojku si kryetar i Grupit Demokraci dhe Drejtësi, dhe Nimet Musai si kryetar i Grupit të Pavarur, thanë që do ta votojnë. Ndërsa Rudina Hajdari, e cila ishte pjesëtare në dy të tryezat që sollën dy marrëveshje të ndryshme, e cilësoi një fitore historike dhe një premtim të mbajtur të saj garantimin e hapjes së listave në Kushtetutë.

Marrëveshja PS-opozita e re

  1. Krijimin e premisave reale për zgjedhje të lira dhe të ndershme, sipas standardeve më të mira të pranuara ndërkombëtarisht, ku zgjedhësit kanë mundësi të japin votën e tyre për kandidatët e parapëlqyer të subjektit politik;
  2. Miratimin e Reformës Zgjedhore dhe adresimin e rekomandimeve të OSBE/ODHIR-it me qëllim forcimin e besimit të qytetarëve te zgjedhjet;
  3. Përmbushjen e kushtit të vendosur në takimin e Këshillit Evropian, të datës 25 mars 2020, për miratimin e reformës zgjedhore në përputhje të plotë me rekomandimin e OSBE/ODHIR-it përpara konferencës së parë ndërqeveritare në kuadër të procesit të integrimit të Shqipërisë me BE-në, prioriteti më madhor për ardhmërinë e vendit;
  4. Dialogun gjithëpërfshirës ndërpartiak në proceset demokratike të vendit, ku reforma zgjedhore është prioritare;
Lexo edhe :  Rama me Kurtin e Orban/Pamje nga Samiti i Berlinit, kryeministri publikon foton familjare

Me mirëkuptim dhe vullnet të plotë, njëkohësisht angazhohen të:

  1. Mbështesin me votë në seancën plenare të Kuvendit, të datës 23 korrik 2020, projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008, Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë“, të ndryshuar, të miratuar me votat e shumicës parlamentare në Komisionin e Ligjeve, në respektim të marrëveshjes datë 05.06.2020, ndërmjet Partisë Socialiste, opozitës jashtëparlamentare të përbërë nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, si dhe deputetes Rudina Hajdari.
  2. Mbështesin me votë në seancën plenare të Kuvendit, të datës 30 korrik 2020, projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1988 Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë“, të ndryshuar, miratuar me votat unanime të anëtarëve të Këshillit të Legjislacionit dhe Komisionit të Çështjeve Ligjore, Administratës Publike dhe të Drejtave të Njeriut të Kuvendit në mbledhjen e përbashkët, datë 14 korrik 2020;
  3. Vijojnë dialogun midis grupeve parlamentare, si dhe të nxisin e mbështesin dialogun midis tyre dhe opozitës jashtëparlamentare, në një proces gjithëpërfshirës me synim arritjen e një dakordësie sa më të gjerë për reflektimin në Kodin Zgjedhor të amendamenteve kushtetuese që përmenden në pikën 2 më sipër.

Bardhi: Ja provat që Rama do të bllokojë koalicionet

Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi, ka akuzuar përsëri kryeministrin Edi Rama se po tenton të bllokojë krijimin e koalicioneve parazgjedhore, me nismën e tij për ndryshimet kushtetuese.

Më herët Rama nuk e ka pranuar këtë akuzë, duke thënë se hapja e listave nuk i cenon koalicionet, por Bardhi me anë të një videoje shfaqi dokumentin zyrtar të Komisionit të Ligjeve për ndryshimet kushtetuese, të firmosur nga kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ku flitej për ndalimin e koalicioneve në mënyrë të hapur.

Sipas Bardhit, qëllimi i Ramës është ta heqë fare termin koalicione parazgjedhore nga Kushtetuta, pasi kjo e avantazhon atë në zgjedhjet e ardhshme të 2021-shit. “Ndryshimi kushtetutes, i miratuar nga socialistët në Komisionin e Ligjeve, ka riformuluar pikën 1, të nenit 68 të Kushtetutës, duke hequr fjalët “koalicionet zgjedhore të partive politike”.

Pra, neni 68 i Kushtetutës: – Ishte: Kandidatët për deputetë paraqiten në nivel zone zgjedhore nga partitë politike, koalicionet zgjedhore të partive politike, si dhe nga zgjedhësit. Një kandidat mund të paraqitet vetëm për një nga subjektet propozuese, sipas kësaj pike. – Bëhet: Kandidatët për deputetë paraqiten në nivel zone zgjedhore nga partitë politike ose nga zgjedhësit.

Një kandidat mund të paraqitet vetëm për një nga subjektet propozuese, sipas kësaj pike”. – argumentoi Bardhi.

Sipas Partisë Demokratike, edhe raporti zyrtar i përbashkët i Këshillit të Legjislacionit dhe Komisionit të Ligjeve, që është firmosur nga kryetari i Kuvendit dhe 4 relatorët, konfirmon këtë gjë. “Në faqen 24 të këtij raporti, të publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit, thuhet se: “Heqja nga përmbajtja e pikës së parë të nenit 68 të fjalëve “koalicionet zgjedhore” do të thotë që nga momenti i hyrjes në fuqi të këtij projektligji koalicionet zgjedhore nuk mund të jenë më subjekte zgjedhore…….

Nismëtarët kërkojnë përfshirjen në mekanizmin ligjor të listave të hapura dhe ky proces e bën të domosdoshme heqjen e koalicioneve parazgjedhore. Ky qëllim realizohet plotësisht nga përmbajtja e fjalisë së parë….”.

Sipas këtij sqarimi zyrtar, ndryshe nga sa pohon publikisht kryeministri Edi Rama, koalicionet parazgjedhore hiqen dhe nuk lejohen të jenë subjekte zgjedhore. Më poshtë edhe raporti i plotë zyrtar i Komisionit të Ligjeve dhe Këshillit të Legjislacionit, i firmosur nga kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi”. – deklaroi numri dy i PD-së.

Të fundit

Nusja rreh vjehrrën në Kolonjë, pajiset me urdhër mbrojtje

Policia e Kolonjës ka nisur një procedim penal ndaj një 52 vjeçareje nën akuzën e dhunës në familje. Shtetasja A.S....

Disa mënyra për të shmangur varësinë nga telefoni; mos i neglizhoni sinjalet!

Çdo ditë e më shumë, njerëzit po harrojnë të shijojnë jetën e tyre reale duke u pleksur me atë virtualen, e cila u ofrohet...

Prit të përqafoj pak, të duket sikur zihemi/ Videoja e Dash Sulës bëhet virale në rrjet

Deputetët e PD-së janë në hall të madh, pasi nuk e kanë të sigurtë emrin në listën e kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme. Fati i tyre është...

Dosja Partizani, ja kur do të mbahet seanca paraprake

Në datë 24 tetor ora 12:00 seanca paraprake për Berishën Seanca paraprake me gjyqtare Flojera Davidhi. Gjyqtarja paraprake do të vendosë nëse dosja do të shkojë...

Rekordi me kombëtaret, Lionel Messi barazon Cristiano Ronaldo-n

Triumfi 6-0 i Argjentinës ndaj Bolivisë në kualifikueset e Kupës së Botës për Amerikën e Jugut ishte një ndeshje rekordi për Lionel Messi-n. Ylli i...

Lajme të tjera

Web TV