Rikthehet “La Casa De Papel”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

La Casa de Papel (Money Heist), seriali spanjoll që u shfaq për herë të parë në 2017-ën, arriti të fitojë vëmendjen e Netflix dhe miliona shikuesve kudo nëpër botë.
U përfol shumë se pas përfundimit të sezonit të 4, sezoni i radhës do të vinte më i fuqishëm se kurrë më parë.

La Casa De Papel më në fund po rikthehet edhe pse aktorja Itziar Ituno (inspektorja Raquel) ishte infektuar me Covid-19. Ajo mesa duket e ka marrë veten dhe se grupi ia doli t’i bëjë ballë gjithë sfidave.

Prej 3 ditësh, Vancouver Media paralajmëroi disi rikthimin e kastit në xhirime, përmes disa postimeve të bëra në rrjete sociale, por asgjë nuk ishte konkrete. Ndërkohë, ditën e sotme, personazhi kryesor i serialit, Sergio (Profesori), që luhet nga aktori Alvaro Morte, njofton përmes një postimi në Instagram se: “Profesori u kthye” dhe fotoja duket se është bërë në një nga skenat e xhirimeve të serialit./Sa.Ka/Fjala.al

Të fundit

VIDEO: Qytetari dhunohet në mes të pushuesve në Ksamil

Një qytetar është dhunuar në mes të pushuesve në Ksamil. Ngjarja është shënuar mesditën e së premtes në një...

Makina përplaset me turmën në Los Angeles, ka të plagosur rëndë

Të paktën 28 persona janë plagosur pasi një automjet u përplas me një turmë njerëzish në Santa Monica Boulevard në Los Angeles. Sipas mediave të...

Eurostat: Të rinjtë shqiptarë janë të fundit në Europë për njohuritë digjitale

Shqipëria renditet ndër vendet me nivelin më të ulët të përgatitjes digjitale në Europë. Një raport i Eurostat-it ka nxjerrë në pah se vetëm...

Barcelona kërkon dështimin e Liverpool, anglezët duan 70 mln euro

Barcelona po interesohet për Darwin Nunez, sulmuesin uruguaian për të cilin pati kritika të shumta sezonin e kaluar, për shkak të formës jo të...

“Kujdesu për babain tim”, fjalët e fundit të pilotit para tragjedisë së Air India

Disa javë pas rrëzimit tragjik të avionit të Air India në Ahmedabad, ku humbën jetën 260 persona, po dalin në dritë detaje të reja...

Lajme të tjera

Web TV