Tërmeti i fuqishëm shkund Alaskën, alarm për tsunami (VIDEO)

Qendra Kombëtare e Paralajmërimit të Tsunamit në Shtetet e Bashkuara ka dhënë alarmin për një tsunami të mundshëm në brigjet e Alaskës pasi një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.8 u regjistrua mbrëmjen e kaluar.

Tërmeti e kishte epiqendrën në jug të Perryville, sipas Institutit Gjeologjik Amerikan.

Sirenat paralajmëruese për tsunami kanë filluar të tingëllojnë në brigjet e Alaskës, por ende nuk janë regjistruar dëme fizike ose materiale nga tërmeti.Ka.Li/Burimi:LaVanguardia