Dëbohet iraniani i radhës, përgjoi kampin e muxhahidinëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas dëbimit të ambasadorit dhe 3 diplomatëve të tjerë iranianë, shteti shqiptar ka urdhëruar dëbimin e një tjetër iraniani

Një iranian i dyshuar për veprimtari agjenturore kundër muxhahidinëve në Shqipëri është dëbuar nga autoritetet tona. Danial Kassara-s do t’i ndalohet hyrja në vendin tonë për 15 vitet e ardhshme. 29-vjeçari iranian, i cili ka edhe nënshtetësi italiane, pritet të dëbohet nga vendi ynë, pasi dyshohet se është agjent i infiltruar nga shërbimet e inteligjencës iraniane. Burime nga antiterrori i thanë gazetës “Fjala” se urdhri për dëbimin e tij është firmosur nga ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, me vendimin nr.172.

Në orët në vijim ai pritet të dërgohet drejt Italisë. Sipas burimeve që “Fjala” ka siguruar nga antitetrrori, 29-vjeçari Danial Kassara është shfaqur shpeshherë në kampin e muxhahidinëve në Manzë të Durrësit. Për llogari të shtetit të Iranit, Kassara ka tentuar të rekrutojë ish-anëtarë të MEK-ut apo anëtarë aktual të kësaj organizate. Aktualisht 29-vjeçari ndodhet në një kamp në Vorë, dhe pritet të dëbohet në orët në vijim. Ky nuk është rasti i parë qëShqipëria shpall “non grata”, shtetas iranianë.

Kujtojmë se në dhjetor të vitit 2018 Shqipëria dëboi ambasadorin e Iranit në vendin tonë, Gholamhossein Mohammadnia, për cenim të sigurisë kombëtare. Po ashtu, në atë kohë, u dëbua dhe u shpall “non grata” edhe një diplomat tjetër i ambasadës iraniane, Mostafa Roudaki. Ish-ambasadori akuzohej edhe nga muxhahidinët (anëtarë të opozitës iraniane) që jetojnë në vendin tonë, si agjent i shërbimeve sekrete iraniane, duke ngritur vazhdimisht shqetësimin se jeta e tyre ishte në rrezik nga veprimtaria agjenturore e Iranit në Shqipëri.

Vendimi asokohe u përgëzua nga sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, i cili theksoi se diplomatët iranianë komplotuan për sulme terroriste në Shqipëri. Gjithashtu, në fillim të këtij viti nga Shqipëria u dëbuan edhe dy zyrtarë të tjerë iranianë. Në 17 janar të këtij viti nga vendi ynë u dëbuanSeyed Ahmed Hosseinin dhe Mohamed Peimanematin. Në atë kohë u tha se zyrtatrët u shpallën “non grata”, pasi dyshoheshin se kishin pasur rol të dyfishtë në ambasadë. Në atë kohë autoritet firmosën për dëbimin e Seyed Ahmed Hosseinin, pasi dyshohej se ishte anëtar i Gardës Revolucionare të Republikës Islamike, organizatë e shpallur terroriste nga Departamenti amerikan i Shtetit.

Lexo edhe :  Intimidimi i votuesve, Celibashi vendos koordinator sigurie për çdo qendër votimi

Pjesë aktive e planeve dhe nxitjes për të organizuar akte terroriste e destabilizues ndaj prezencës së forcave të koalicionit në Lindjen e Mesme. Statusi diplomatik në Shqipëri ika shërbyer diplomatit në fjalë për të mbuluar aktivitetin e tij që cenon sigurinë kombëtare të Shqipërisë.Ndërkohë, diplomati tjetër i dëbuar, Mohamed Peimanemati,ishte këshilltar iambasadës iraniane në Tiranë, por në fakt rezultonte se ishte anëtar i njësisë operacionale të inteligjencës së Iranit “Mois”, përgjegjës për disa akte terroriste në vendet e Bashkimit Evropian.

Autoritetet shqiptare në atë kohë thanë se dy diplomatët e dëbuar e kanë përdorur statusin e tyre diplomatik për të mbuluar aktivitetin që cenon sigurinë kombëtare të vendit tonë. Kujtojmë që, në mars të vitit 2018, një organizatë që lufton për shembjen e formës së tanishme të qeverisjes në Iran,e quajtur NCRI (Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit) i kishte bërë thirrje qeverisë shqiptare që të dëbojë nga Shqipëria dy diplomatë iranianë të akredituar në Tiranë, mes të cilëve edhe atasheun kulturor, Seyed Ahmad Hosseini Alast. Kjo kërkesë bazohej në rezolutën e BE-së, në prill 1997, mbi dëbimin e spiunëve iranianë të akredituar nën mbulesën diplomatike. /Ra.My.Fjala.al/

 

Të fundit

Game Over për Galaktikët, Arsenal gjunjëzon Realin edhe në “Santiago Bernabeu”

Arsenali ka siguruar një vend në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve, pasi ka eliminuar Real Madridin, duke mundur skuadrën...

Ronaldo propozon Georginën për martesë? Ky detaj e bëri rrjetin lëmsh

Georgina dhe Ronaldo janë në një lidhje që nga viti 2016 dhe kanë dy vajza së bashku, Alana Martina dhe Bella Esmeralda. Edhe pse...

Çfarë duhet të hani gjatë dhe pas marrjes së antibiotikëve

Disa ushqime mund të ndërveprojnë me antibiotikët, duke i bërë ato më pak efektive. Nga ana tjetër, është jetike për të rivendosur një ekuilibër...

Administrata e Trump lë në baltë Berishën, DASH injoron çështjen e “non gratës”

“Fox News” shkruan se i është drejtuar me një shkresë Departamentit të Shtetit mbi “hallin” e Berishës, por ata e kanë injoruar totalisht si...

“Meta e Berisha paratë i kanë jashtë”, avokati: Oferta e Berishës për LaCivita…

Avokati Idajet Beqiri u shpreh se kontrata e LaCivita është ende e panjohur. Në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, u...

Lajme të tjera

Web TV